Kthehu lart

Haradinaj nënshkruan “Deklaratë Zotimi” me kandidatët për kryetarë komunash

Haradinaj nënshkruan “Deklaratë Zotimi” me kandidatët për kryetarë komunash GazetaExpress

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), sot, ka organizuar Konventën për Komunat e Kosovës, e cila është mbajtur në Pejë, ku kanë marrë pjesë të gjithë kandidatët për kryetar të komunave nga kjo parti.

Kreu i AAK-së, njëherësh edhe kryeministër i vendit, Ramush Haradinaj, i cili ka nënshkruar Deklaratë Zotimi, me secilin kandidat për kryetar komunash, ka thënë se nuk do të këtë më ankesa, por vetëm punë për t’i zgjidhur problemet e Kosovës.

Ai tha se ka ardhur ora e AAK-së, s’ka më ankesa dhe s’ka më vend për t’u ankuar, por për me i zgjidhë ankesat dhe problemet  e qytetarëve. Sipas tij, tha se Peja është djepi i ekonomisë së Kosovës, dhe me qeverisjen e tij asnjë qytet nuk do të mbetet anash.

“Puna ime si kryeministër do të koordinohet ngushtë me punën e juaj, si kryetar komunash. Ju dhe për mes jush edhe unë do t’i dëgjojmë hallet e secilit qytetarë, në secilën qoshe të Kosovës. Askush nuk duhet me mbetur i pa dëgjuar, nuk ka pikëllim më të madh për qytetarin për atë që jetojnë në skamje, për atë që është i papunë se sa mos t’i dëgjohet zëri i tij. Unë bashkë me ju, ndoshta nuk do të mund ti zgjidhim të gjitha problemet brenda një muaj, por ne do të punojmë që me i zgjidhur ato që janë më të rënda, më urgjent menjëherë”, tha Haradinaj.

Ai ka folur edhe për sundim të ligjit, për arsim dhe për ekonomi e që sipas tij duhet angazhim për përmirësim ose që të krahasohet me vendet e rajonit.

Haradinaj, tha se buxheti i shtetit do të rritet çdo ditë, por jo duke rritë taksa, por duke rritë ekonominë. Kryeministri premtoi se do t’i rrisin pagat dhe investimet kapitale në Kosovë.

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu tha se kanë hyrë në garën zgjedhor për ta ndryshuar të tashmen për hir të së ardhmes. Ai tha se këtu në Pejë po vejnë themelin e qeverisjes së ardhshme për komunat e Kosovës me Aleancë, me frymën e ndryshimit që ka ardhur, me kryeministrin Ramush Haradinaj.

“Kjo rrugë drejt qeverisjes në komunat e Kosovës është rruga e kthimit të shpresës e perspektivës së qytetarëve, udhë e madhe e zhvillimit dhe mirëqenies. Ndryshimi po nisë në çdo komunë dhe të gjithë sot zotohemi se do të përmbushim me nderë dhe me respektin për qytetarin e komunës, obligimet e marra për gjatë gjithë kësaj gare”, tha Vllahiu.

Kandidati për kryetar të Pejës, Fatmir Gashi, tha se 22 tetori po ofrohet dhe bashkë me të edhe dita e ndryshimit të madh për Kosovën, komunat e saj,  edhe për Pejën. Qeveria e Kosovës me kryeministër Ramush Haradinaj, sipas Gashit do të  kthej vëmendjen e humbur qeveritare nga rrafshi i Dukagjinit në shtrirje të barabartë të munguar deri më tash edhe nga Peja.

    Data: 08 Tetor 2017 13:45
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera