Kthehu lart

Haradinaj: Asnjë pacient nuk duhet të vdesë në spitalet e shtetit në mungesë të parave

Haradinaj: Asnjë pacient nuk duhet të vdesë në spitalet e shtetit në mungesë të parave GazetaExpress

Kryeministri i Kosovës, njëherësh lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj, sot ka marrë pjesë në Konventën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Komunat e Kosovës.

Haradinaj u zotua se me punën e tij si kryeministër askush nuk do të mbetet i padëgjuar dhe se problemet urgjente të qytetarëve do të zgjidhen menjëherë.

Kreu i AAK’së është shprehur se për gjendjen aktuale në vend, "fajtorë jemi vetë ne". Tutje ai është shprehur se me qeverisjen e tij dhe të AAK’së në komunat e Kosovës qytetarët do të jenë të barabartë.

“Ka ardh koha e AAK’së. Nuk ka më ankesa. Puna ime si kryeministër do të koordinohet ngushtë me punën e juj, si kryetar të Komunave. Askush nuk duhet me mbete i padëgjuar.  Unë bashkë me ju, do të punojmë që t’i zgjidhim problemet urgjente menjëherë. Qytetarët e Kosovës, vuajnë nga pabarazia. Për gjendjen aktuale fajtor jemi ne. Ka ardh koha t’i japim fund tranzicionit. Unë bashkë me ju do të kujdesemi që të gjithë banorët e Kosovës të ndjehemi të barabartë me juve”, ka thënë Haradinaj.

Tutje ai është shprehur se gjendja në shëndetësinë kosovare duhet urgjentisht të ndryshojë. Thotë se asnjë pacient nuk duhet të vdesë në spitalet e shtetit në mungesë të parave. Thotë se nuk do të ketë më pritje për operime.

“Nuk guxon të vdes dikush në spitalet e shtetit, sepse nuk ka pare. Askush nuk do të vdes duke pritë në operacion, sepse dikush para tij ka para”, ka thënë Haradinaj.
Tutje ai ka folur edhe për gjendjen e arsimit në vend.

“Niveli i arsimit në vendin tonë është i mjerueshëm”, ka thënë ai.

Këto komente, kreu i AAK’së, i ka bërë në Konventën për Ardhmërinë e Kosovës për Komunat e Kosovës e cila u mbajt sot në Pejë.

Gjatë kësaj konvente, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nënshkroi deklaratë zotimi me të gjithë Kandidatët për Kryetar të Komunave, deklaratë nëpërmjet të cilës zotohen kandidatët se do të qeverisin në mënyrë sa më të mirë nëse fitojnë, si dhe do të kenë mbështetje nga Kryeministri./Express/


    Data: 08 Tetor 2017 11:46
    Autori: GazetaExpress
    • Kryetarja e KQZ-së voton nesër në Qendrën e Votimit në Fakultetin Teknik

      Kryetarja e KQZ-së voton nesër në Qendrën e Votimit në Fakultetin Teknik 0

    Të tjera