Kthehu lart

Gazmend Muhaxheri dënohet nga PZAP

Gazmend Muhaxheri dënohet nga PZAP GazetaExpress

Një baner i kandidatit për kryetar të Pejës nga radhët e LDK-së, Gazmend Muhaxheri, i ka kushtuar me gjobë prej 1.100 euro.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP e ka gjetur të bazuar ankesën e parashtruar nga BIRN dhe Internews Kosova, me anë të së cilës paraqitej se si një baner i Gazmend Muhaxherit ishte vendosur brenda oborrit të çerdhes publike.

LDK, dega në Pejë, është arsyetuar duke thënë se billbordi ishte i vendosur me leje të Komunës dhe se ishte i dedikuar ekskluzivisht për reklamim dhe se fotografia është jashtë objektit dhe se ankuesi është përpjekur të minimizojë distancën.

PZAP nuk i ka gjetur të mbështetura arsyetimet e ankuesit dhe si rrjedhojë i ka shqiptuar gjobën prej 1.100 euro.

KALLXO.com ka raportuar vazhdimisht për gjobat që po u shqiptohen partive politike si rrjedhojë e ankesave të BIRN dhe Internews Kosova.

    Data: 12 Tetor 2017 21:46
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera