Kthehu lart

Arsimi, prioriteti kryesor i Lutfi Hazirit për Gjilanin

Arsimi, prioriteti kryesor i Lutfi Hazirit për Gjilanin GazetaExpress

Kandidati i LDK’së për kryetar të Gjilanit Lutfi Haziri ka prezantuar katër shtyllat e programit të tij qeverisës për mandatin 4 vjeçar.

Kryetari aktual dhe njëherësh kandidati për edhe një mandat tjetër në Komunën e Gjilanit, Lutfi Haziri ka treguar se programi qeverisës i LDK’së është i bazuar në katër shtylla.

“Arsimi mbetet prioriteti kryesor. Investimet në infrastrukturë që përfshijnë institucionet parashkollore, ndërtimi i dy çerdheve të reja në vitin e parë të qeverisjes. Infrastruktura e shkollës fillore dhe të mesme, që nënkupton për ne edhe largimin e Universitetit “Kadri Zeka” nga kampusi i shkollave të mesme”, tha Haziri në DebatPernime.

Sipas tij, shtylla e dytë është shëndetësia primare dhe përkujdesi familjar.

“Do të ndërtojmë ambulanten e re në fshatin Llashticë. Në personel kemi nevojë me zgjerua edhe me mjekë”, tha Haziri.

    Data: 10 Tetor 2017 20:33
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera