Kthehu lart

Arbër Vllahiu ia përplas në fytyrë Shpend Ahmetit: E ke kap komunën në çdo hallkë, po punëson militantë të VV’së

Arbër Vllahiu ia përplas në fytyrë Shpend Ahmetit: E ke kap komunën në çdo hallkë, po punëson militantë të VV’së GazetaExpress

Kandidati i AAK’së për kryetar të Komunës së Prishtinës, Arbër Vllahiu ka akuzuar edhe një herë Shpend Ahmetin për punësim të militantëve të VV’së.

Në një debat zgjedhor në Klan Kosova ku ishte i pranishëm edhe vetë Ahmeti, i cili po kërkon një mandat të ri, Vllahiu ka lexuar letrën e një stomatologeje të cilës iu pamundësua punësimi për shkak se Vetëvendosje punësoi militantë të saj.

“Është kohë fushate e mbase do të duket si e qëllimshme por le ta shohin edhe të tjerët se politika e Vetëvendosjes me duar të pastra nuk po del të jetë e tillë. Mbase do të gjejmë një derë hapur për të shprehur pakënaqësinë tonë se s’kemi ku të ankohemi tjetër. Komisioni ishte vetëm formalisht. VV’ja kishte kapur komunën në çdo hallkë e strukturë të saj”, thuhet ndër tjetër në letrën e qytetares që u lexua nga Vllahiu.


    Data: 10 Tetor 2017 21:39
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera