Kthehu lart

Agim Aliu: Subvencionet në bujqësi do të shpërndahen në mënyrë të drejtë dhe transparente

Agim Aliu: Subvencionet në bujqësi do të shpërndahen në mënyrë të drejtë dhe transparente GazetaExpress

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryetar të Komunës së Ferizajt Agim Aliu, në takimin që pati me një grup të bujqve ferizajas, shpalosi pikëpamjet programore për investimet në këtë fushë.

“Në mandatin tim qeverisës, bujqit ferizajas, nuk do të trajtohen si një barrë për mbështetje nga Komuna, por ne do të rrisim shërbimet ndaj tyre, duke siguruar rritje të mbështetjes përmes subvencioneve dhe shpërndarja të barabartë e pa dallime partiake. Ne gjithashtu kemi planifikuar që të bëjmë investime konkrete në sektorin e drithërave; pemëtarisë dhe perimtarisë; në nënsektorin e blegtorisë dhe bletarisë; synojmë të hapim shërbimet këshillimore për fermerët, të investojmë në sistemin e ujitjes; subvencionim të fermerëve për ngritjen e serrave dhe shumë projekte të tjera që do të ndihmonin dhe promovonin këtë fushë jashtëzakonisht të rëndësishme të ekonomisë lokale”, theksoi kandidati i PDK-së për Kryetar të Ferizajt Agim Aliu gjatë takimit me bujqit vendorë./Gazeta Express/

    Data: 11 Tetor 2017 12:25
    Autori: GazetaExpress
    • Hoxhaj: Sot është dita kur ju e përcaktoni drejtimin e qytetit tuaj

      Hoxhaj: Sot është dita kur ju e përcaktoni drejtimin e qytetit tuaj 0

    Të tjera