Kthehu lart

Agim Aliu: Gruaja është shtyllë e familjes dhe do të jetë shtylla e shoqërisë sonë

Agim Aliu: Gruaja është shtyllë e familjes dhe do të jetë shtylla e shoqërisë sonë GazetaExpress

Në një takim të organizuar nga Forumi i Gruas Demokratike, e ku morën pjesë kandidati për kryetar të Ferizajt Agim Aliu dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, Aliu ka vlerësuar lart rolin e gruas në shoqëri.

Me këtë rast Aliu ka thënë se gruaja është shtyllë e familjes prandaj duhet dhe do të jetë edhe shtyllë e shoqërisë sonë.

“Vendi ynë, në themelet e saj, ka të skalitur, gjakun, djersën dhe angazhimin e grave për liri. Janë qindra e mijëra gra, nëna dhe vajza që dhanë shumëçka nga vetja, që liria të vijë sa më shpejtë tek ne. Janë ato që shëruan plagët e thella të shoqërisë dhe ushqyen brezin e ri të vendit tonë. Përkulem dhe nderoj, gjithë nënat që dhanë bijtë e bijat e tyre, në luftën çlirimtare për lirinë e vendit tonë. Gjithë ato gra e burra që humbën bashkëshortin ose bashkëshorten, që sot të marrim frymë lirshëm si dhe gjithë vajzat që mbeten pa më të shtrenjtin prind, që ato të jetojnë të lira, të arsimohen dhe të gëzojnë shtetin tonë”, ka thënë Aliu.

“Gruaja është shtyllë e familjes, gruaja DUHET dhe DO TË jetë shtylla e shoqërisë sonë. Ato janë shembull sesi në administratën shtetërore mund të punohet me guxim dhe profesionalizëm, me përkushtim e nderë, pa rënë në kurthin e shkeljeve ligjore” tha Aliu.

Ne të gjithë, i kemi borxh vendit tonë, që gruan ta vendosim në piedestalin më të lartë të funksionimit tonë shtetëror e shoqëror. Gratë janë dhe do të mbeten, shembull sesi me shumë mund e sakrificë, sfida e suksese, çdo ditë, kanë dhënë dhe japin kontribut të jashtëzakonshëm në procesin e shtet ndërtimit.

Aliu tha se Ne të gjithë, vendimmarrës lokal e qendror, duhet ta trasojmë rrugën e sigurt për shansin e barabartë për të gjithë.

Nuk mund të imagjinohet një arsim i mirëfilltë, pa punën e palodhshme të grave të përfshira në procesin e mësimdhënies, ato janë themeli i fortë i shkollës tonë, për edukimin e fëmijëve tanë. Këtë e kanë dëshmuar edhe në të kaluarën, me menaxhim të suksesshëm të shkollave dhe kthimin e rregullit dhe përgjegjësisë.

Ashtu siç është e pandalshme dhe mjaft e çmuar, përpjekja e grave në shëndetësi, edhe gjatë historisë, edhe tani, duke nxjerr kuadro që qytetit tonë i bëjnë nder.

Aliu tha se edhe për ato gra të vyera që me djersë e mundime, krijojnë të ardhura nga veprimtaria bujqësore, ne do të kujdesemi që puna e tyre të promovohet, mbështetet dhe mbrohet.

“Ferizaj i ka dhënë Kosovës shumë gra e vajza, të guximshme e profesioniste, në çdo lëmi të jetës shoqërore, gra të afirmuara në skenën kulturore e sportive, në ekonomi e politikë, në shoqëri civile e media. Gratë kanë dëshmuar se dijnë të jenë biznesmene të suksesshme, nëna të përkushtuara, profesioniste në punë, pronare e trashëgimtare dhe faktor politik e social për fatin e vendit tonë.Andaj në mandatin tim qeverisës, bashkë me ju, synoj që këtë mision ta realizoj. Që gratë të mos mbeten më, makijazh i vendimarrjes lokale, por të marrin përgjegjësi drejtuese shtetërore. Ne synojmë të hapim Drejtorinë për barazi gjinore, që gratë të kenë adresën e saktë për të gjitha iniciativat e idetë për të përmirësuar bashkarisht pozitën e saj në shoqëri” ka thënë Aliu.

Unë ju garantoj, se do të bashkë qeverisë me ju. Përherë do të jem gardian dhe promotor i të drejtave dhe pozitës tuaj më të avancuar në shoqëri.

Aliu me këtë rast  ka çmuar lartë rolin e gruas në shoqëri, ku tha se ” Fati i shoqërisë sonë është në duart tuaja, në përkujdesin ndaj fëmijëve, në mirë organizimin dhe investimin tuaj për një familje të shëndoshë, në profesionalizmin dhe përkushtimin në punë, andaj dua që si prind, si bashkëshort, si qytetar i kësaj komunë, të ju falënderoj si dhe inkurajoj për angazhimet tona të përbashkëta, për një qytet më të mirë, për një komunë me më shumë gra në vendimmarrje, për një të ardhme më të mirë për fëmijët dhe familjet tona.Sepse forca e ndryshimit është barazia mes të gjithëve, forca e ndryshimit jeni ju”.

Fjalimi i plotë:

Të nderuara bashkëqytetare

I nderuar Kryetar Veseli,

Të respektuara kandidate për Kuvendin Komunal të Ferizajt

Vendi ynë, në themelet e saj, ka të skalitur, gjakun, djersën dhe angazhimin e grave për liri. Janë qindra e mijëra gra, nëna dhe vajza që dhanë shumëçka nga vetja, që liria të vie sa më shpejtë tek ne. Janë ato që shëruan plagët e thella të shoqërisë dhe ushqyen brezin e ri të vendit tonë. Përkulem dhe nderoj, gjithë nënat që dhanë bijtë e bijat e tyre, në luftën çlirimtare për lirinë e vendit tonë.

Gjithë ato gra e burra që humbën bashkëshortin ose bashkëshorten, që sot të marrim frymë lirshëm si dhe gjithë vajzat që mbeten pa më të shtrejtin prind, që ato të jetojnë të lira, të arsimohen dhe të gëzojnë shtetin tonë.

Bashkëqytetare të nderuara,

Gruaja është shtyllë e familjes, gruaja DUHET dhe DO TË jetë shtylla e shoqërisë sonë. Ato janë shembull sesi në administratën shtetërore mund të punohet me guxim dhe profesionalizëm, me përkushtim e nderë, pa rënë në kurthin e shkeljeve ligjore.

Ne të gjithë, i kemi borxh vendit tonë, që gruan ta vendosim në piedestalin më të lartë të funksionimit tonë shtetëror e shoqëror. Gratë janë dhe do të mbeten, shembull sesi me shumë mund e sakrificë, sfida e suksese, çdo ditë, kanë dhënë dhe japin kontribut të jashtëzakonshëm në procesin e shtetndërtimit.

Ne të gjithë, vendimarrës lokal e qendror, duhet ta trasojmë rrugën e sigurt për shansin e barabartë për të gjithë.

Nuk mund të imagjinohet një arsim i mirëfilltë, pa punën e palodhshme të grave të përfshira në procesin e mësimdhënies, ato janë themeli i fortë i shkollës tonë, për edukimin e fëmijëve tanë. Këtë e kanë dëshmuar edhe në të kaluarën, me menaxhim të suksesshëm të shkollave dhe kthimin e rregullit dhe përgjegjësisë.

Ashtu siç është e pandalshme dhe mjaft e çmuar, përpjekja e grave në shëndetësi, edhe gjatë historisë, edhe tani, duke nxjerr kuadro që qytetit tonë i bëjnë nder.

Edhe për ato gra të vyera që me djersë e mundime, krijojnë të ardhura nga veprimtaria bujqësore, ne do të kujdesemi që puna e tyre të promovohet, mbështetet dhe mbrohet. 

Ferizaj i ka dhënë Kosovës shumë gra e vajza, të guximshme e profesioniste, në çdo lëmi të jetës shoqërore, gra të afirmuara në skenën kulturore e sportive, në ekonomi e  politikë, në shoqëri civile e media. Gratë kanë dëshmuar se dijnë të jenë biznesmene të suksesshme, nëna të përkushtuara, profesioniste në punë, pronare e trashëgimtare dhe faktor politik e social për fatin e vendit tonë. 

Andaj në mandatin tim qeverisës, bashkë me ju, synoj që këtë mision ta realizoj. Që gratë të mos mbeten më, makijazh i vendimarrjes lokale, por të marrin përgjegjësi drejtuese shtetërore. Ne synojmë të hapim Drejtorinë për barazi gjinore, që gratë të kenë adresën e saktë për të gjitha iniciativat e idetë për të përmirësuar bashkarisht pozitën e saj në shoqëri.

Unë ju garantoj, se do të bashkëqeverisë me ju. Përherë do të jem gardian dhe promotor i të drejtave dhe pozitës tuaj më të avancuar në shoqëri.

Zonja të respektuara!

Fati i shoqërisë sonë është në duart tuaja, në përkujdesin ndaj fëmijëve, në mirëorganizimin dhe investimin tuaj për një familje të shëndoshë, në profesionalizmin dhe përkushtimin në punë, andaj dua që si prind, si bashkëshort, si qytetar i kësaj komunë, të ju falenderoj si dhe inkurajoj për angazhimet tona të përbashkëta, për një qytet më të mirë, për një komunë me më shumë gra në vendimarrje, për një të ardhme më të mirë për fëmijët dhe familjet tona.

Sepse forca e ndryshimit është barazia mes të gjithëve, forca e ndryshimit jeni ju. 

Ju faleminderit!

    Data: 13 Tetor 2017 12:05
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera