Kthehu lart

Agim Aliu: Gjatë mandatit tim qeverisës, synoj të ndërtoj Qendrën për qëndrim tërë ditor për të moshuarit

Agim Aliu: Gjatë mandatit tim qeverisës, synoj të ndërtoj Qendrën për qëndrim tërë ditor për të moshuarit GazetaExpress

Kandidati për Kryetar të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, në programin e tij qeverisës, të shpalosur në takimet me përfaqësues të kategorive të ndryshme sociale, ka theksuar se gjatë mandatit të tij, do të shtohet kujdesi institucional ndaj të moshuarve.

“Unë, në mandatin tim qeverisës, synoj të ndërtoj një Qendër për qëndrim tërëditor për të moshuarit, e cila do të shërbej për socializimin dhe kujdesin e tyre. Këtë projekt, synojmë ta realizojmë në bashkëpunim me profesionistët dhe institucionet përkatëse. Është koha e fundit, që shteti dhe shoqëria, të shtojnë kujdesin ndaj atyre që trasuan rrugën tonë të së ardhmes, andaj në qeverisjen time, dora e kujdesit institucional do të shtrihet dhe ndihmoj të moshuarit, veçanërisht ata pa përkujdesje” – shtoi kandidati Aliu.

    Data: 12 Tetor 2017 13:32
    Autori: GazetaExpress
    • Vushtrria shkon në balotazh, sipas DnV-së

      Vushtrria shkon në balotazh, sipas DnV-së 0

    Të tjera