Kthehu lart

Abrashi akuzon Vetëvendosjen se në Prishtinë punësoi militantë partiakë nga komunat e tjera

Abrashi akuzon Vetëvendosjen se në Prishtinë punësoi militantë partiakë nga komunat e tjera GazetaExpress

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, e ka kritikuar ashpër qeverisjes e deritanishme të Prishtinës për politika të punësimit, të cilat iu pamundësuan kuadrove të Prishtinës që të punësohen, dhe në vend të tyre u punësuan militantë partiakë nga komuna të tjera, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Ata që nuk e kanë bërë asnjë punësim dhe asnjë investim në ‘Kodrën e Trimave’ tash ua kërkojnë votën. Gjatë katër viteve kanë punësuar militantë nga të gjitha komunat e Kosovës, ndërsa i kanë injoruar qytetarët e ‘Kodrës së Trimave’ dhe banorët e krejt Prishtinës. Kuadrot e Prishtinës mbetën pa punë, sepse ua zënë vendin militantët e komunave tjera”, ka thënë Abrashi.

Ai potencoi se “Kodra e Trimave” ka qenë dhe mbetet bastion i Rugovizmit.

“Njerëzit që e kanë shkatërruar shtatoren e Rugovës tash po kërkojnë vota në bastionin e Rugovizmit”, shtoi Abrashi.

Ai tha se, “Prishtina e ka humbur shansin për katër vite, sepse ata nuk bën asgjë për qytetin tonë, asnjë shkollë nuk është ndërtuar për katër vite, asnjë metër gyp i ujësjellësit nuk është vendosur për katër vjet, asnjë qendër e mjekësisë familjare nuk është ndërtuar, asnjë park nuk është ndërtuar, prandaj Prishtina nuk ka kohë për të humbur me ata që flasin kot, ankohen pandërprerë dhe nuk bëjnë asgjë”.

    Data: 10 Tetor 2017 20:54
    Autori: GazetaExpress
    • Hoxhaj: Sot është dita kur ju e përcaktoni drejtimin e qytetit tuaj

      Hoxhaj: Sot është dita kur ju e përcaktoni drejtimin e qytetit tuaj 0

    Të tjera