Hapet Java e Krenarisë, mungon Kurti - Gazeta Express
string(65) "zyra-e-kryeministrit-ben-hapjen-e-javes-se-krenarise-mungon-kurti"

Hapet Java e Krenarisë, mungon Kurti

Lajme

Gazeta Express

28/06/2021 20:11

Sonte u bë hapja e Javës së Krenarisë me një ceremoni të organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës,

Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë në Zyrën e Kryeministrit, Habit Hajredini, tha se Qeveria e Kosovës ka prioritet strategjik të punojë drejt një shoqërie gjithëpërfshirëse, me diversitet dhe me mundësi të barabarta e pa diskriminim për të gjithë qytetarët e saj pa dallim.

Lexo Edhe:

Ai shtoi se Qeveria është e angazhuar që të drejtat e njeriut t’i vendosë në qendër të vlerave të përfaqësuara nga Kosova, duke u bazuar në parimet e demokracisë, sundimit të ligjit dhe mos-diskriminimit në bazë të orientimit seksual.

Në këtë ceremoni, me fjalë rasti u drejtuan Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, Riccardo Serri, zëvendës shef i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Carin Lobbezoo, ambasadore e Holandës në Prishtinë dhe Blert Morina – drejtor ekzekutiv i Organizatës CEL.

Me moton “Bashkë dhe krenarë”, ky aktivitet u organizua nga Zyra e Kryeministrit/Zyra për Qeverisje të Mirë në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile Center for Equality and Liberty – CEL dhe Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore – CSGD.

Hapja e Javës së Krenarisë/Paradës së Krenarisë u paraprin aktiviteteve tjera në kuadër të Javës së Krenarisë, me qëllim mbështetjen dhe promovimin e diversitetit dhe barazisë për komunitetin LGBTI në Kosovë.