Young Boys, Braga dhe Galatasaray do të luajnë në grupe të Ligës së Kampionëve këtë sezon - Gazeta Express
string(88) "young-boys-braga-dhe-galatasaray-do-te-luajne-ne-grupe-te-liges-se-kampioneve-kete-sezon"

Futboll

Gazeta Express

29/08/2023 23:27

Young Boys, Braga dhe Galatasaray do të luajnë në grupe të Ligës së Kampionëve këtë sezon

Futboll

Gazeta Express

29/08/2023 23:27

Young Boys, kampioni i Zvicrës, ka arritur ta mposhtë në play off skuadrën kampione të Izraelit – Maccabi Haifa për t’u kualifikuar në grupe me rezultat 3-0, derisa Braga eliminoi nga gara skuadrën greke Panathinaikos me rezultat të përgjithshëm 3-1 për t’u bërë skuadra e tretë portugeze në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Kampioni i Turqisë, Galatasaray mposhti kampionin e Norvegjisë, Molde, me rezultat të përgjithshëm 5-3

Kanë përfunduar tri ndeshjet e para të playoffit në Ligën e Kampionëve, ku janë mësuar tri skuadrat e para që do të ju bashkohen skuadrave të tjera në grupe të garës më prestiogjioze në Botë, Ligës së Kampionëve.

Lexo Edhe:

Young Boys – Maccabi Haifa 3-0 (0-0)

Kampioni i Zvicrës, në të cilin luajnë dy kosovarët Kastriot Imeri dhe Donat Rrudhani ka fituar ndaj kampionit të Izraelit për të kaluar tutje në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Young Boys shënun dy gola në pjesën e parë. Itten (23’) shënoi golin e parë derisa rezultati u dyfishua me anë të një autogoli të Seck (28’). Young Boys shënuan edhe një gol në pjesën e dytë me anë të Ugrinic (46’). Kastriot Imeri luajti në këtë ndeshje 90 minuta, derisa Rrudhani nuk ishte i ftuar fare. Maccabi Haifa do të luan në Ligën e Europës ku është kualifikuar në grupe. Maccabi Haifa do ta vazhdojë garën në ligën e dytë më të mirë të Europës, në Ligën e Europës në grupe.

Panathinaikos – Braga 0-1 (1-2)

Braga bëhet skuadra e tretë portugeze që do të luajë në Ligën e Kampionëve për këtë sezon, pasi që mposhti Panathinaikosin në shtëpi me rezultat 0-1. Ndeshjen e parë Braga e kishte fituar me rezultat 2-1 në shtëpi të saj. Kjo ishte përparësi për portugezët të cilët shënuan në minutën e 83-të te pjesës së dytë me anë të Brumas. Kujtojmë që Panathinaikos në fund të ndeshjes mbeti me një futbollist më pak pasi që Juankar u përjashtua nga loja pasi që mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 90-të.

Galatasaray – Molde 2-1 (3-2)

Galtasaray është skuadra e fundit që kaloi në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Kampionët e Turqisë arritën që t’i eliminojnë nga gara kampionët e Norvegjisë – Molden. Mauro Icardi (7) shënoi golin e parë në këtë ndeshje. Pjesa e parë përfundoi me rezultat 1-0. Në pjesën e dytë u shënuan dy gola. Molde barazoi me Hestad në minutën e 66-të derisa Angelino shënoi një gol të bukur për epërsinë 2-1 në minutën e tretë shtesë të pjesës së dytë. Kujtojmë se për Molden në këtë ndeshje luajti edhe kosovari Veton Berisha që hyri në lojë në minutën e 76-të te ndeshjes. Galatasaray e fiton këtë ndeshje me rezultat 5-3 ku do të luan në grupe të Ligës së Kampionëve derisa Molde luan në Ligën e Europës.  /GazetaExpress/