Votues të Vetëvendosjes nga mërgata e fotografojnë fletëvotimin - Gazeta Express
string(63) "votues-te-vetevendosjes-nga-mergata-e-fotografojne-fletevotimin"

Votues të Vetëvendosjes nga mërgata e fotografojnë fletëvotimin

Lajme

Gazeta Express

02/02/2021 23:32

Votuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, nuk kanë përfillur ligjin, duke fotografuar fletëvotimin dhe publikuar ato në rrjete sociale.

Akti i dëmtimit të fshehtësisë së votës është vërejtur me dhjetëra herë në grupin e simpatizantëve të Vetëvendosjes ‘meKryeministrin’, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Në muajin qershor të 2017’ës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nxori vendimin për ndalimin e fotografimit të votës.

Bazuar në praktikat e mëparshme, personat të cilat kanë fotografuar votën janë përballur me ligjin.

Zëdhënësi i KQZ, Valmir Elezi, ka deklaruar se mbi 130 mijë aplikacione tashmë janë futur në sistem, ndërsa, mbi 60 mijë janë aprovuar me të drejtën për votim.

Sipas Elezit, votuesit jashtë Kosovës e që kryesisht është diaspora kosovare do të mund të votojnë vetëm me postë.

“Të gjithë qytetarët, të cilët regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës do të mund të votojnë përmes postës duke filluar nga data 2 shkurt. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, fletëvotimet duhet të pranohen nga KQZ-ja deri më 12 shkurt”, ka deklaruar ai. /Gazeta Express/