Visar Ganiu pyet Bujar Osmanin: A njeh Albin Kurtin si kryeministër të Kosovës? - Gazeta Express
string(77) "visar-ganiu-pyet-bujar-osmanin-a-njeh-albin-kurtin-si-kryeminister-te-kosoves"

Ballina

Gazeta Express

09/08/2023 18:16

Visar Ganiu pyet Bujar Osmanin: A njeh Albin Kurtin si kryeministër të Kosovës?

Ballina

Gazeta Express

09/08/2023 18:16

Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, ka sqaruar se Albin Kurti në Maqedoninë e Veriut vjen si kryeministër i Republikës së Kosovës. Në një prononcim për gazetën LAJM, Ganiu tha se të premten do të organizohet pritje madhështore për Kurtin, në Çair.

“Albin Kurti vjen si kryeministër i Republikës së Kosovës, shtetit më të ri në Evropë dhe gjithë lëvizja nga kufiri e këndej, shteti organizon protokol të përcjelljes dhe të gjitha masat që duhet t’i merr për një kryeministër. Kjo është gafa e radhës e Bujar Osmanit, apo kabinetit qeveritar që për çdo ditë jemi mësuar t’i shohim me skandale dhe me gafa të ndryshme dhe mund edhe unë ta pyes Bujar Osmanin se a e njeh Albin Kurtin si kryeminstër të Kosovës. Ne njohim, popullata e njeh dhe atë ditë do të ketë pritje madhështore për kryeministrin e Kosovës”, tha Ganiu për gazetën LAJM.

Lexo Edhe: