"Vëzhguesi bëri presion, donte të influenconte", Imeraj përplas vetingun me ndërkombëtarët - Gazeta Express
string(86) "vezhguesi-beri-presion-donte-te-influenconte-imeraj-perplas-vetingun-me-nderkombetaret"

“Vëzhguesi bëri presion, donte të influenconte”, Imeraj përplas vetingun me ndërkombëtarët

Shqiperi

Gazeta Express

29/07/2021 13:59

Të dhënat në dosjen e drejtueses së Prokurorisë së Tiranës Elisbeta Imeraj përplasin trupën e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit me Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit të procesit të Vettingut në Shqipëri.

Imeraj e kaloi shkallën e parë të vettingut, por ndërkombëtarët rekomanduan apelimin dhe tashmë dosja ndodhet në Kolegjin e Posaçëm.

Lexo Edhe:

Por cfarë ka ndodhur?

ABC, ka siguruar një letër konfidenciale të trupës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, pra shkallës së parë të vettingut, që i dha “dritën jeshile” Elisabeta Imerajt, e cila përbëhet nga Olsi Komici, Roland Ilia si dhe Suela Zhegu.

Në këtë letër drejtuar kryetares së KPK-së, tre anëtarët e trupit gjykues të kryeprokurores së Tiranës Elisabeta Imeraj, përplasen me vëzhguesin ndërkombëtar të ONM, Teo Jacobs.

Anëtarët e trupës shprehen se dënojnë sjelljen e vëzhguesit, i cili sipas tyre ka dashur qartazi të influencojë vendimmarrjen për Elisabeta Imerajn.

Qëndrimi paragjykues, fyerjet e shpeshta na kanë bërë që të ndihemi jo komod dhe nën presion. Me qëndrimin e tij dhe presionin e ushtruar, vëzhguesi në mënyrë të përsëritur ka dashur qartazi të influencojë vendimmarrjen.

Kjo sjellje bie ndesh me frymën e deritanishme të bashkëpunimit midis Komisionit dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Duam të besojmë se ky është një rast i izoluar dhe në asnjë mënyrë një tendencë për intimidim trupi për shkaqe të panjohura.

Shprehim besimin e plotë se raste të tilla dëmtojnë procesin e rivlerësimit dhe bashkëpunimit me ONM-në, të mos përsëriten më” mbyllet letra. Për cështjen e vettingut të drejtueses së prokurorisë së Tiranës reagoi disa javë më parë edhe ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim.