Varësia e kancerit nga karakteri - Gazeta Express
string(32) "varesia-e-kancerit-nga-karakteri"

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

25/08/2023 20:32

Varësia e kancerit nga karakteri

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

25/08/2023 20:32

Shkencëtarë të shumtë mjekësorë, mbrojnë idenë e ekzistencës së mundshme të një procesi-shkaktar të kancerit në brendësi të karakterit të njeriut.

Po kështu gjendje të tilla si melankolia, dëshpërimi, depresioni etj. fare lehtë mund të shkaktojnë ndryshime hormonale, të cilat do të godasin me mënyrën e tyre organizmin.

Lexo Edhe:

Këto reagime hormonale shpesh krijojnë kushtet e duhura për zhvillimin e kancerit.

Një tjetër shkencëtar që është marrë me këtë temë, Gross ka pohuar përmes studimeve të tij, se sa herë njerëzit shtypin ndjenjat e tyre aq më shumë ata rrisin mundësinë për kancer, sidomos gratë në rastin e kancerit të mitrës apo të gjirit.

Ndonëse në jetën e zakonshme njerëzit të cilët shtypin ndjenjat e tyre konsiderohen si të përmbajtur, të qetë, të vlefshëm pasi nuk krijojnë probleme apo shmangin përplasjet, për ta, shkencëtari Goss, ka mendim krejt të kundërt.

“Njerëzit me karakter (d.m.th. këta të mësipërmit) kanë shumë më tepër mundësi për të shfaqur kancer se ata të cilët bëjnë shamatë, thyejnë gjithçka përreth etj.”, është shprehur diku ai me humor.

Sipas Goss, këta njerëz me “karakter” bëjnë shumë përpjekje për të mbajtur brenda tyre zemërimin, tensionin etj. me qëllim që të jenë në rregull përpara shoqërisë, por në fakt i bëjnë dëm vetes.

Shfajësimi i heroit që mishëron Woody Allen në filmin “Manhatan” zbulon mendimin e përgjithshëm për sa i përket ndikimit të karakterit në zhvillimin e kancerit: “Nuk mund të mos nxjerr jashtë zemërimin tim. Ky është një nga problemet që kam. Përndryshe, do të prodhojë kancer”.