“Ulu dhe mos bërtit”, përplasje në Kuvend mes Arbërie Nagavcit dhe Arben Gashit - Gazeta Express
string(75) "ulu-dhe-mos-bertit-tensione-ne-kuvend-mes-arberie-nagavcit-dhe-arben-gashit"

“Ulu dhe mos bërtit”, përplasje në Kuvend mes Arbërie Nagavcit dhe Arben Gashit

Gazeta Express

19/11/2020 13:43

Në seancën e Kuvendit të Kosovës po mbahet interpelanca e thirrur nga VV’ja për Kryeministrin Avdullah Hoti lidhur me temën e të pagjeturve janë përplasur nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci dhe deputeti i LDK’së, Arben Gashi

Zëvendëskryeministri Selmanaj ka kërkuar fjalën pasi iu përmend emri nga deputeti Uran Ismajli i PDK’së në fjalimin e tij por që nënkryetarja Nagavci ia ka dhënë fjalën deputetit të partisë së saj Fitim Uka.

Lexo Edhe:

Pas kësaj ka reaguar shefi i GP të LDK’së, Arben Gashi duke i thënë Nagavcit që t’ia jap fjalën, e Nagavci i ka kërkuar atij të mos bërtasë.

“Të lutem ulu dhe mos bërtit, ia jap fjalën tash por ulu edhe s’ki nevojë me bërtit”, ia ka kthyer Nagavci duke ia dhënë më pas fjalën zëvendëskryeministrit Selmanaj./GazetaExpress/