Ujësjellës i ri në Gjirokastër, Rama: I japim fund gangrenës së vjetër të tubacioneve të ndryshkura - Gazeta Express
string(97) "ujesjelles-i-ri-ne-gjirokaster-rama-i-japim-fund-gangrenes-se-vjeter-te-tubacioneve-te-ndryshkura"

Ujësjellës i ri në Gjirokastër, Rama: I japim fund gangrenës së vjetër të tubacioneve të ndryshkura

Shqiperi

Gazeta Express

30/01/2023 9:31

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ditën e sotme se kanë përfunduar punimet për ujësjellësin e ri në Gjirokastër. Përmes këtij investimi, Rama thotë se do të bëhet i mundur furnizimi 24 orë me ujë për qytetarët.

“Mirëmëngjesi dhe me ujësjellësin e ri të Gjirokastrës, që do të furnizojë me ujë 24 orë, duke i dhënë fund një herë e mirë gangrenës së vjetër të tubacioneve dhe depozitave të ndryshkura sipër tarracave të pallateve, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Lexo Edhe:

Ujësjellësi i ri është një investim i përbashkët nga Gjermania dhe Zvicra. Sistemi i ri, furnizimi dhe kapacitete të rritura të Ndërmarrjes së Ujësjellësit, sigurojnë ujë 24 orë për qytetarët gjirokastrite përmes një financimi total prej 8.2 milion euro prej të cilave qeveria gjermane ofroi mbi 7 milionë euro dhe ajo zvicerane mbi 1 milion euro.