Tubim i Nismës në vendlindjen e Fatmir Limajt - Gazeta Express
string(45) "tubim-i-nismes-ne-vendlindjen-e-fatmir-limajt"

Tubim i Nismës në vendlindjen e Fatmir Limajt

Zgjedhjet 2021

Gazeta Express

30/01/2021 19:39

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka zhvilluar një takim me bashkëfshatarët e tij në Banjë të Malishevës.

Në këtë tubim ishin mbledhur qindra persona pët t’i dhënë mbështetje Fatmir Limajt për zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Faleminderit Banja ime për përkrahjen që na keni dhënë ndër vite dhe besimin e treguar në mbështetje të jetësimit të shumë projekteve kombëtare”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në Facebook.

Postimi i plotë:

“Kauza jonë për Çlirimtarët po frymon anekënd Kosovës

Faleminderit Banja ime për përkrahjen që na keni dhënë ndër vite dhe besimin e treguar në mbështetje të jetësimit të shumë projekteve kombëtare. 

Kauza jonë për çlirimtarët sot është kthyer në një frymë atdhetare e cila tashmë është prezente në çdo familje anekënd vendit.

Me Çlirimtarët e me mbështetjen e jashtëzakonshme që sonte mora nga vendlindja ime, kauzën tonë për vlerat kombëtare do ta jetësojmë fuqishëm dhe zëri mbrojtës i vlerës së UÇK-së do të jetë prezent në Parlament.” FL

#MeÇlirimtarët