Tradita bizare: Familjarët veshin kufomat e të afërmve të vdekur, madje iu ndezin edhe cigare - Gazeta Express
string(91) "tradita-bizare-familjaret-veshin-kufomat-e-te-afermve-te-vdekur-madje-iu-ndezin-edhe-cigare"

Lajme

Gazeta Express

29/09/2022 13:21

Tradita bizare: Familjarët veshin kufomat e të afërmve të vdekur, madje iu ndezin edhe cigare

Lajme

Gazeta Express

29/09/2022 13:21

Familje që zhvarrosin trupat e të afërmve të tyre dhe ndezin cigare në buzët e tyre është një ceremoni tradicionale në Indonezi. Populli Toraja, i cili jeton në rajonin malor të Sulawesi-t jugor, tregojnë kujdes për të dashurit edhe pas vdekjes së tyre.

E pazakontë! Familjarët veshin kufomat e të afërmve të vdekur, madje iu ndezin cigare (FOTO)

Sipas tyre, kufiri midis jetës dhe vdekjes është pjesë e një rrugëtimi më të gjatë drejt botës shpirtërore. Mund të duhen vite që familjet të kursejnë para për funeralet luksoze dhe deri në atë moment, kufomat vendosen në shtëpi ose varre modeste për vite me radhë.

Lexo Edhe:

Të gjallët flasin dhe kalojnë kohë me trupat gjatë kësaj kohe, madje edhe i ‘ushqejnë’. Ata  besojnë se nëse shpirtrat e paraardhësve të tyre nuk janë të lumtur, të korrat e atij viti nuk do të jenë të bollshme.

E pazakontë! Familjarët veshin kufomat e të afërmve të vdekur, madje iu ndezin cigare (FOTO)

Për këtë arsye, çdo 3 vjet fshatarët organizojnë ceremoninë shekullore Ma-nene. Emri i saj përkthehet si “Kujdesi i Paraardhësve” dhe zhvillohet në fund të Gushtit.

Të vdekurit ruhen në formalinë për të ngadalësuar dekompozimin e tyre. gjatë festivalit, kufomat zhvarrosen dhe me shumë dashuri, vishen me rrobat më të mira. Të afërmit kujdesen edhe për arkivolët, të cilët riparohen dhe zëvendësohen pjesët e prishura.

E pazakontë! Familjarët veshin kufomat e të afërmve të vdekur, madje iu ndezin cigare (FOTO)

Ndonëse pamja e skeleteve të ngrira të veshur me rroba mund të duket e çuditshme për dikë nga jashtë, ceremonia tradicionale lejon popullin Toraja t’iu shfaqë respekt të dashurve të tyre të ndjerë.  Ata shkrepin foto me kufomat, i marrin për drekë e madje ndezin edhe cigare në buzët e tyre.

E pazakontë! Familjarët veshin kufomat e të afërmve të vdekur, madje iu ndezin cigare (FOTO)

Fëmijët mësojnë që kur janë të vegjël që të përballen me vdekjen dhe ta pranojnë atë si pjesë të udhëtimit shpirtëror. Tradita unike vijon prej shekujsh, pavarësisht modernizimit të botës.