Thyerja e dorës aktivistes së PD në Divjakë, reagon Ministria e Brendshme: Prokuroria nis hetimin - Gazeta Express
string(95) "thyerja-e-dores-aktivistes-se-pd-ne-divjake-reagon-ministria-e-brendshme-prokuroria-nis-hetimin"

Shqiperi

Gazeta Express

24/04/2021 14:58

Thyerja e dorës aktivistes së PD në Divjakë, reagon Ministria e Brendshme: Prokuroria nis hetimin

Shqiperi

Gazeta Express

24/04/2021 14:58

Ministria e Brendshme ka reaguar pas pretendimit të banores nga Divjaka Elsa Bita, e cila thotë se drejtori i Policisë së këtij qyteti e ka dhunuar.

Nëpërmjet një njoftimi në rrjete sociale, Ministria e Brendshme sqaron se nën drejtimin e Prokurorisë dhe SHÇBA po kryhen veprimet hetimore për të gjithë rrethanat.

Lexo Edhe:

Gjithashtu sipas tyre, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit ka nisur një hetim administrativ nga Drejtoria e Standardeve Profesionale.

Raportohet se në fund të hetimit, do të bëhen publike të gjitha masat që do të merren.

“ Njoftim – Në lidhje me ngjarjen e ndodhur sot paradite në Divjakë, ku një shtetase pretendon se është dhunuar nga drejtuesi lokal i Policisë, sqarojmë se:
Nën drejtimin e Prokurorisë, SHÇBA po kryen veprime hetimore mbi gjithë rrethanat.
Ndërkohë, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ka nisur një hetim administrativ nga Drejtoria e Standardeve Profesionale.
Në fund të gjithë veprimeve hetimore administrative dhe verifikimeve të tjera nën drejtimin e Prokurorisë, do të bëhen publike rezultatet dhe masat e marra mbi rastin.
Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për të përmbushur çdo detyrim ligjor, për të garantuar një proces zgjedhor të lirë e të qetë, si dhe rend e siguri publike”, thuhet në njoftim.