Tenderët njëburimor: Telekomi e akuzoi Bajramin për shpifje, LDK'ja ia publikon listën: Pushteti të mos i shfrytëzojë ndërmarrjet për propagandë - Gazeta Express
string(140) "tenderet-njeburimor-telekomi-e-akuzoi-bajramin-per-shpifje-ldkja-ia-publikon-listen-pushteti-te-mos-i-shfrytezoje-ndermarrjet-per-propagande"

Lajme

Gazeta Express

20/03/2024 16:32

Tenderët njëburimor: Telekomi e akuzoi Bajramin për shpifje, LDK’ja ia publikon listën: Pushteti të mos i shfrytëzojë ndërmarrjet për propagandë

Lajme

Gazeta Express

20/03/2024 16:32

Telekomi i Kosovës e ka akuzuar për shpifje sot deputeten e LDK’së, Hykmete Bajramin, lidhur me të dhënat që prezantoi në seancën e Kuvendit për tenderët njëburimorë lidhur me këtë ndërmarrje.

reagimin e Telekomit thuhet se gjatë viteve 2022 dhe 2023 e deri me tani, kjo ndërmarrje përmes procedurës së negocimit pa publikim apo negocimit direkt me një operator ekonomik, ka lidhur 17 kontrata me operatorë të ndryshëm, në vlerë 1,703,512.07 €, “e jo 28 kontrata në vlerë 21 milionë  euro siç ka deklaruar Bajrami”.

Lexo Edhe:

Këtij reagimi, Lidhja Demokratike e Kosovës i është kundërpërgjigjur duke publikuar listën e kontratave me negocim, që janë siguruar nga Komisioni Rregullativ i Prokurorimit Publik, raporton Express.

Në reagimin  e LDK’së thuhet se pushteti i iku përballjes në Kuvend, dhe se tash “po shfrytëzon mekanizma tjerë propagandues përmes ndërmarrjeve publike që kontrollohen nga eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje”.

“Ky reagim, në tentativë që të demantojë informacionin zyrtar të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, në vend se të sqaroj të gjitha rrethanat e 21 milion eurove të kontraktuara direkt, zgjodhi të merret me nënkryetaren e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami. Nënkryetarja Bajrami ka deklaruar në Kuvend se sipas Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, në mesin e 781 kontratave me negocim direkt, në Telekomin e Kosovës figurojnë 28 kontrata të tilla në vlerë prej 21,310,000 EUR nga marsi i vitit 2021 deri në janar të vitit 2024. Vërtetësinë e këtij fakti mund ta konfirmoni lehtësisht në listën e KRPP, të cilën e gjeni në vegëzën më poshtë”, thuhet në reagim.

LDK ka thënë se Qeveria e Kosovës dhe menaxhmenti i Telekomit obligohen të japin llogari për këto kontrata dhe të sqarojnë nëse janë ndjekur procedurat ligjore të prokurimit publik për secilën.

“Prandaj, Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar themelimin e komisionit hetimor parlamentar për të gjitha kontratat direkte të kësaj qeverie. Ne do t’i shfrytëzojmë të gjitha mekanizmat institucional ligjor e kushtetues deri në zbardhjen e të gjitha rasteve ku ka dyshime për keqpërdorim. Njëkohësisht, kërkojmë nga pushteti që të mos i shfrytëzoj ndërmarrjet publike si mjete për propaganda partiake, por të përballet me ne aty ku e ka vendin – në Kuvend”, thuhet tutje në reagim.