Subvencione për prodhuesit e duhanit, në Prilep, Kumanovë dhe Tetovë filloi zbatimi i masave të reja - Gazeta Express
string(98) "subvencione-per-prodhuesit-e-duhanit-ne-prilep-kumanove-dhe-tetove-filloi-zbatimi-i-masave-te-reja"

Gazeta Express

22/04/2020 15:58

Subvencione për prodhuesit e duhanit, në Prilep, Kumanovë dhe Tetovë filloi zbatimi i masave të reja

Gazeta Express

22/04/2020 15:58

Duke mbajtur distancë mes vetes dhe me maska, prodhuesit e duhanit nga Prilepi filluan të marrin subvencionet për duhanin e dorëzuar. Pothuajse nuk kishte person që nuk e respektonte vendimin që sot hyri në fuqi, përcjell GazetaExpress.

Mbajtja e maskave dhe dorezave çdo ditë, qytetarëve u kushton rreth 50 euro nw muaj, por të anketuarit thanë që masat patjetër të respektohen dhe të dënohen ata që nuk i respektojnë.

Lexo Edhe:

Anketë me qytetarët e Prilepit:

Kuptohet se duhet dhe patjetër të ketë dënime, nuk duhet falur.

Duhet të ketë masa të tilla për shkak se ky popull nuk respekton asgjë. Së pari vërejtje, pastaj dënim.

Duhet të respektohen masat dhe duhet të ketë dënime të tilla rigoroze.

Të mos jenë tani aq rigoroze dënimet, nuk mundet tani të dënosh dikë i cili gjatë gjithë kohës shpejton

diku. Jeta është e tillë, do të harrosh, ja unë e harrova maskën në veturë.

Duhani është burimi më i madh i të ardhurave për pjesën më të madhe të qytetarëve të Prilepit. Thonë se e kanë patjetër  të mbjellin që të sigurojnë ekzistencë.

Anketë me qytetarët e Prilepit:

Përsëri njëjtë, patjetër të mbjellim, vitin e kaluar 26 akra, edhe këtë vit njëjtë.

Duhet të mbjellim rreth 18 akra, edhe vitin e kaluar kemi mbjellë aq edhe këtë vit përsëri.

Pra, do vazhdojmë të mbjellim, nuk kemi tjetër punë.

Përndryshe pas vendimit të Qeverisë, Komuna e Prilepit ndau 15000 maska mbrojtëse falas.

Në rrugët e Prilepit, Kumanovës dhe Tetovës ka  kontrolle të përforcuara dhe polici, që kontrollojnë a i respektojnë qytetarët masat. Nëpunësit policorë mund të ju fotografojë se nuk mbani pajisje mbrojtëse dhe më pas t’ju shkruaj dënim./GazetaExpress/B.Lika/