Sociologu Gëzim Tushi: Në këto momente paniku është aleati më i keq - Gazeta Express
string(66) "sociologu-gezim-tushi-ne-keto-momente-paniku-eshte-aleati-me-i-keq"

Sociologu Gëzim Tushi: Në këto momente paniku është aleati më i keq

Gazeta Express

10/03/2020 20:40

Sociologu Gëzim Tushi foli sot në lidhje me alarmin global që ka shkaktuar koronavirusi i ri, që së fundi ka prekur dhe vendin tonë me 10 rastet e para të konfirmuara deri më tani.

Sociologu e ndau gjendjen e krijuar në tre komponentë duke e emërtuar si “trekëndëshi i ferrit”, ku përfshiu panikun, komponentin social dhe komponentin medikal.

Lexo Edhe:

Në të parën Tushi argumentoi se njerëzit nuk duhet ta trajtojnë këtë virus si të pa rëndësishëm, pasi paniku është evident dhe nuk duhet besuar në ide ontologjike, duke menduar se një individ i caktuar nuk preket nga koronavirusi sepse ka imunitet të fortë apo ushqehet shëndetshëm. Pra në një farë mënyre sociologu i fton njerëzit që të jenë vigjilent dhe të kujdesshëm ndaj kësaj të keqeje.

Në komponentin social zoti Tushi prek shtrirjen e epidemisë, pasi nuk është i përqendruar vetëm në individë të caktuar apo grupe të caktuar njerëzish. Por është i predispozuar për të prekur të gjithë individët pa dallim, race, gjinie, etnie. Së treti Sociologu Tushi aludoi se në të ardhmen mund të shfaqen viruse të tjera të panjohura dhe për këtë, shoqëria dhe mjekët duhet të përgatiten. Megjithatë ai bëri apel që njerëzit të mos të krijojnë panik, pasi paniku është armiku më i keq në të tilla situata.

“Pa diskutim jemi në një situatë që duhet vlerësuar ndryshe. Domethënë në qoftë se një javë më parë kishim një situatë tjetër, tani kemi një situatë kur prania e virusit, është një realitet që ka prekur trupat e njerëzve tanë dhe kjo kërkon një reagim ndryshe. Në një farë mënyre unë mendoj që në shoqërinë shqiptare tani po krijohet një lloj trekëndëshi, po themi ferri midis një komponenti psikologjik, që ka të bëjë me individët që janë të alarmuar dhe me të drejt, sepse është një situatë që rrezikon jetën. Nuk është një shaka. Bile unë do të thosha që më vjen keq që ende takoj njerëz që e trajtojnë këtë çështje me mendjelehtësi, me disa ide të një besimi të verbër kështu ontologjik, që nuk na ndodh ne, nuk më kap mua, unë jam i fortë.

Apo me disa shikime më sempliste që unë e përballoj me mjete empirike sikurse përdor rakinë, hurdha, disa gjëra që nuk i shkojnë kohës së sotme. Së dyti, komponenti i dytë i këtij trekëndëshi të ferrit që po vjen në shoqërinë tonë, ka të bëjë me komponentët social, sepse tanimë nuk kemi të bëjmë vetëm me një fenomen që kap disa individë, por kap shtresa të tëra. Madje sikurse e shikoni është një fenomen global, pa seleksionim. Mesa duket viruset janë nga komponentët më të demokratizuara që i kapin të gjithë dhe nuk bëjnë dallime. Viruset e këtij shekulli mesa duket janë global, nuk janë brenda kufijve nacional, nuk kapin shtresa të caktuara. E treta është komponenti medikal. Unë them që në këtë trekëndësh të psikologjisë, social dhe medikal është njeriu që është i traumatizuar. Unë mendoj që pavarësisht se ky virus sikurse ka qenë gripi i derrit, gripi i pulave, Ebola, SARS-i etj etj.

Pra në këtë shekull janë disa epidemi që po vijnë valë valë dhe parashikohet që do të kemi epidemi të tjera, të cilat janë të panjohura më parë. Për këtë duhet të përgatitemi , duhet të përgatitet shoqërie mjekësia, të gjithë ne psikologët sociologët, të gjithë duhet të përgatitmi se këto do të vijnë. Këto mesa duket janë pa kufi nacional, pa barriera nacionale, kapin të gjithë globin dhe sikurse e shikoni është shtrirë ka 115.000 mijë ka 4.000 mijë viktima që do të thotë që ende po progresion”, u shpreh sociologu në Top Talk.

Më tej ai shtoi:

“Megjithatë unë mendoj se edhe në këto momente që nuk është nevoja që të bëjmë trajtime seplizante, por edhe nuk duhet as të hipotetizojmë të keqen që na ka kapur dhe kjo nuk është gjë e mirë sepse kjo sjell panik.

Paniku që ka kapur shoqërinë këtë dit sidomos këto dy ditë pas shfaqjes së dy rasteve të para, rastit zero dhe të dy tre rasteve të tjera bashkëshoqëruese të këtij zeros. Kam përshtypjen se ka filluar të ketë një farë lloj paniku dhe paniku është aleati më i keq”.