Skype lehtëson thirrjet, funksionon pa e instaluar aplikacionin - Gazeta Express
string(62) "skype-lehteson-thirrjet-funksionon-pa-e-instaluar-aplikacionin"

Skype lehtëson thirrjet, funksionon pa e instaluar aplikacionin

Gazeta Express

04/04/2020 10:12

Me njerëzit e izoluar në shtëpi e në zyra, dhe me mbylljen e shkollave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, video-thirrjet janë duke shënuar rritje enorme. Shumica e përdoruesve të pajisjeve teknologjike janë drejtuar kah aplikacioni “Zoom” dhe jo në të famshmin Skype që ishte qendra e thirrjeve online për kohë të gjatë.

Kjo sepse shpërndarja e thirrjeve të “Zoomit” është më e lehtë edhe pse ka shfaqur disa probleme. Tani Skype është kundërpërgjigjur me veçorinë “Meet Now”.

Lexo Edhe:

Me këtë veçori, nikoqirët mund të krijojnë dhe të ndajnë një takim falas me vetëm tri klikime, sipas Microsoftit. Edhe nëse nikoqiri nuk e ka Skypen e instaluar – ju mund ta nisni procesin përmes kësaj faqeje – dhe të ftoni njerëzit duke përdorur një vegëz ose përmes butonit të shpërndarjes. Nëse personi që e ftoni ka të instaluar Skypen, ai do të hapet direkt. Nëse jo, atëherë do të hapet biseda përmes shfletuesve të internetit, Google Chrome ose Edge.