Shpëtim Gjika i del në krah Tahirit: Do të pres vëlla, ti je i fortë! - Gazeta Express
string(66) "shpetim-gjika-i-del-ne-krah-tahirit-do-te-pres-vella-ti-je-i-forte"

Shpëtim Gjika i del në krah Tahirit: Do të pres vëlla, ti je i fortë!

Shqiperi

Gazeta Express

04/02/2022 22:58

Ish-kryebashkiaku i Vlorës Shpëtim Gjika i ka dalë në mbrojtje ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili u dënua sot me 3 vite e 4 muaj burg.

Përmes një mesazhi në rrjetin social “Facebook”, Gjika theksoi se shpresonte që Tahiri të shpallej i pafajshëm dhe se të takoheshin nga afër.

Lexo Edhe:

Në fund të reagimit, Gjika e inkurajon Tahirin që të kalojë edhe këtë sprovë.

POSTIMI I GJIKES:
I dashur Saimir!

Edhe pse sot, duke e njohur mirë karakterin tënd në ditë dhe kohë të vështira, kisha shpresë dhe besim se e drejta jote do triumfonte, prisja të të takoja dhe të të përqafoja nga afër, unë prapë do të të pres vëlla!
Ti je i fortë!
Sprovat të bëjnë edhe më të fortë!
Kurajo dhe durim miku im i shtrenjtë!

foto galeri