Robert Elsie: Kulmi letrar i viteve 30 - Gazeta Express
string(37) "robert-elsie-kulmi-letrar-i-viteve-30"

Arte

Gazeta Express

05/10/2023 14:32

Robert Elsie: Kulmi letrar i viteve 30

Arte

Gazeta Express

05/10/2023 14:32

Brenda një periudhe prej pesë vitesh në mesin e viteve tridhjetë, u realizua një hap i madh përpara në fushën e letërsisë. Në poezinë, Lasgush Poradeci botoi përmbledhjen lirike te mahnitshme: Vallja e yjve, Konstancë1933, dhe Ylli i zemrës, Bukuresht 1037; Migjeni, i sëmurë rëndë nga tuberkulozi, arriti ta dërgonte vëllimin e hollë Vargje të lira, Tiranë 1936, në shtyp para se vepra e tij të ndalohet dhe poeti vetë të vdesë: Gjergj Fishta paraqiti versionin përfundimtar të epikës së pashoqe Lahuta e malcis, Shkodër 1937, me tridhjetë këngë. Në fushën e prozës shqiptare u botuan, romani nihilist Nga jeta në jetë – Pse!?, Korçë 1935, nga Sterio Spase; përmbledhja e dytë e tregimeve të Ernest Koliqit, Tregtar flamujsh, Tiranë 1935; romani i mirëpritur i kritikes sociale, Sikur t’isha djalë, Tiranë 1936, nga Haki Stërmilli; dhe vëllimi i parë i tregimeve të Mitrush Kutelit, Netë shqiptare, Bukuresht 1938. Edhe Migjeni i botoi njëzet e katër skica të mprehta nëpër gazetat e ndryshme brenda pesëvjeçarit 1933 – 1938 dhe e mbaroi dorëshkrimin e pabotuar, Novelat e qytetit të veriut, 1936. Në fushën e dramës, Et’hem Haxhiademi e mahniti publikun e kulturuar me tragjeditë klasike, të cilat, edhe pse nuk ishin gjë e re nga përmbajtja, e treguan një finesë të padëgjuar dhe të paparë në skenën shqiptare…/Hejza