Riatdhesimi i 19 shqiptarëve nga kampet siriane, Rama: Kemi arritur të tërheqim të gjithë ata për të cilët kemi patur informacion - Gazeta Express
string(127) "riatdhesimi-i-19-shqiptareve-nga-kampet-siriane-rama-kemi-arritur-te-terheqim-te-gjithe-ata-per-te-cilet-kemi-patur-informacion"

Shqiperi

Gazeta Express

31/07/2021 17:26

Riatdhesimi i 19 shqiptarëve nga kampet siriane, Rama: Kemi arritur të tërheqim të gjithë ata për të cilët kemi patur informacion

Shqiperi

Gazeta Express

31/07/2021 17:26

Kryeministri Edi Rama ka folur nga Libani për operacionin e riatdhesimit të 5 grave dhe 14 fëmijëve nga kampet famëkeqe të Sirisë.

Ai tha se ky ishte një operacion shumë i ndërlikuar, por që fatmirësisht përfundoi mirë dhe ditën e nesërme shqiptarët do të rikthehen në atdhe. Kryeministri u shpreh se deri më tani është arritur të tërhiqen drejt Shqipërisë të gjithë ata për të cilët ka patur informacion, teksa shtoi se operacionet do të vazhdojnë.

Lexo Edhe:

“E rëndësishme është që janë 14 fëmijë dhe 5 gra që largohen nga kampi i ferrit, për të cilët kemi punuar pa pushim. Është një operacion tejet i ndërlikuar, por falë lidhjes së ngushtë që kam vendosur me gjeneralin Abas këtu, ne sot e kurorëzojmë këtë operacion dhe do t’i kthejmë nesër fëmijët dhe gratë në atdhe.

Ajo që ka rëndësi është që zotimi për t’i riatdhesuar të gjithë do të mbahet deri në fund. Deri më tani kemi arritur të tërheqim të gjithë ata që kemi patur dijeni. Deri te shqiptari i fundit do të bëjmë çmos për t’i tërhequr në atdhe.

Informacionet përditësohen dhe për të kaluar nga një numër i përgjithshëm te njerëz konkretë, është një process tejet i vështirë”, tha Rama.