Regjistri Qendror: Emërimi i dy shkollave në Çair, në pajtim me Ligjin - Gazeta Express
string(68) "regjistri-qendror-emerimi-i-dy-shkollave-ne-cair-ne-pajtim-me-ligjin"

Regjistri Qendror: Emërimi i dy shkollave në Çair, në pajtim me Ligjin

Gazeta Express

03/03/2020 19:51

Procedura për regjistrimin e emrave të rinj të dy shkollave në Çair është e ligjshme, thotë drejtoresha e Regjistrimit Qendror, Marija Boskovska – Jankovski.
Në një prononcim për Focus, ajo sqaroi se Regjistri Qendror kishte regjistruar ndryshimin në bazë të një vendimi të Ministrit të Arsimit, i cili, nga ana tjetër, kishte marrë një vendim të tillë pas një procedurë brenda komunës.

Por, siç thekson Boskovska-Jankovski, Regjistri Qendror nuk ndërhynë në procedurën e zhvilluar në komunë.

Lexo Edhe:

“Kur flasim për procedurën e regjistrimit të një ndryshimi, është plotësisht në rregull, sepse një vendim është marrë bazuar në dokumente të paraqitura ligjërisht, por ne si institucion nuk përfshihemi në procedurën e zhvilluar në komunë”, tha drejtoresha e RQ.

Përndryshe, kreu i LSDM-së dhe ish-kryeministri Zoran Zaev tha sot se ndryshimi i emrave të dy shkollave në Çair është i jashtëligjshëm, sepse, sipas tij, Këshilli Komunal nuk ka dhënë dritë jeshile.

Më herët, Ministri i Arsimit Arber Ademi informoi se shkolla fillore “Nikolla Vapcarov” tani zyrtarisht quhet “Imri Elezi”, dhe shkolla fillore “Rajko Zinzifov” tani është “Ismail Qemali”.
Ismail Qemali është politikan dhe diplomat shqiptarë, një nga më domethënësit në kohën e themelimit të Shqipërisë së pavarur, ndërsa Elezi është një anëtar i UÇK-së që vdiq në luftën e vitit 2001./koha.mk