Reforma në Drejtësi: Anëtari i SPAK një ditë para se të kandidonte merr uratën e Ulsi Manjës - Gazeta Express
string(91) "reforma-ne-drejtesi-anetari-i-spak-nje-dite-para-se-te-kandidonte-merr-uraten-e-ulsi-manjes"

Reforma në Drejtësi: Anëtari i SPAK një ditë para se të kandidonte merr uratën e Ulsi Manjës

Gazeta Express

20/12/2019 18:10

Altin Dumani anëtar i ri i betuar i SPAK, nuk ia doli të ishte më i votuari nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP.

Por, një ditë para se të kandidonte ai është ulur gjatë me kryetarin e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja. Një foto e shkrepur të djelën e vërteton këtë.

Lexo Edhe:

Njeriu, i cili është me shpinë në fotografi është Altin Dumani, kandidati që “humbi” garën.

Trupa e SPAK, kryetari i saj duhet të mos kenë asnjë kontakt me kriminelët dhe politikanët, të cilët duhet të jenë dhe objekt i punës së tyre.

SPAK u ngrit për këtë qëllim, por me sa duket Ulsi Manja ka një tërheqje magnetike të panjohur më parë, me gjasë mistike, përderisa fill pas kësaj “kafe pune” Altin Dumani kandidoi me tërë mend për kreun e SPAK, por me këtë logjikë nuk dihet me kë piu kafe Arben Kraja, meqë u bë kryetar, se Ulsiu doli huq.

Pikërisht, fill pas zgjedhjes zoti Kraja u betua që SPAK do i ndjekë politikanët e korruptuar këmbë pas këmbe. Duket këtë punë SPAK e ka nisur qysh të djelën duke jua pirë kafen./Marrë nga 27.al