Ramush Hardinaj publikon momentin kur pajtohen familjet Ademaj e Kadrijaj në Pejë - Gazeta Express
string(81) "ramush-hardinaj-publikon-momentin-kur-pajtohen-familjet-ademaj-e-kadrijaj-ne-peje"

Ramush Hardinaj publikon momentin kur pajtohen familjet Ademaj e Kadrijaj në Pejë

Lajme

Gazeta Express

24/03/2022 9:16

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka publikuar momentin kur familja Ademaj dhe Kadrijaj pajtohen mes vete.

Janë pajtuar familja e Astrit Ademaj, ish-kandidatit për kryetar të Pejës nga PDK, i cili u vra më 8 shtator të vitit të kaluar me familjen e ish-zyrtarit të PDK-së Blerand Kadrijaj, i cili po ashtu mbeti i vrarë në natën kritike.

Lexo Edhe:

Haradinaj ka shpërndarë pamje nga ky moment:

Dy ish-bashkëpartiakët, Astrit Ademaj dhe Blerand Kadriaj, dyshohet se u gjuajtën me armë zjarri mes vete, duke pësuar lëndime vdekjeprurëse kryesisht në pjesën e gjoksit dhe barkut. I plagosur ka mbetur edhe vëllai i Astrit Ademajt, Avniu, i cili pas trajtimit mjekësor është prangosur.

Astrit Ademaj ka qenë kandidat i PDK-së për Pejë në zgjedhjet e 17 tetorit, ndërkohë Blerand Kadrijaj ishte ish-kandidat i PDK-së për Deçan.

Zyrtarisht motivet e vrasjes së dyfishtë në Pejë mbeten akoma të panjohura për publikun. /Gazeta Express/