Rajoni i Tetovës në vitin 2023 ka më pak shkurorëzime se në vitin 2022 - Gazeta Express
string(70) "rajoni-i-tetoves-ne-vitin-2023-ka-me-pak-shkurorezime-se-ne-vitin-2022"

Rajoni i Tetovës në vitin 2023 ka më pak shkurorëzime se në vitin 2022

Ballina

Gazeta Express

27/02/2024 11:07

Në vitin e kaluar, 2023 ka pasur më pak shkurorëzime të martesave në rajonin e Tetovës në krahasim me vitin 2022, por, shumë më tepër në krahasim prej para dhjetë viteve në vitin 2013.

Sipas të dhënave të Gjykatës themelore Tetovë në vitin 2022 ka pasur 507 shkurorëzime të martesave, përderisa në vitin 2023 shënohet ulje e matur dhe ka pasur 482 shkurorëzime.

Lexo Edhe:

Krahasimi i shkurorëzimeve me statistikën prej para dhjetë viteve përkatësisht në vitin 2013 tregon rritje të madhe. Sipas bazës së të dhënave MakStat pranë Entit shtetëror për statistika në vitin 2013 ka pasur 172 shkurorëzime.

Gjatë vitit 2023 sipas treguesve të Qendrës ndërkomunale për punë sociale Tetovë ku të gjitha procedurat e shkurorëzimit duhet të tentojnë të tejkalohen me pajtim, kjo ishte e suksesshme në pesë raste. procedurat në këtë institucion zhvillohen për shkak të nevojës dhe mundësisë për pajtim të martesave ku ka fëmijë të mitur.

“Nga 95 procedura shkurorëzimi, procedura është ndërprerë në pesë raste duke pasur parasysh se është bërë pajtimi i bashkëshortëve, përderisa ka edhe 23 shkurorëzime të dakorduara”, informojnë nga Qendra ndërkomunale për punë sociale Tetovë.

Gjykata themelore Tetovë për vitin 2022 ka regjistruar 521 padi për shkurorëzim të çifteve prej të cilave 507 janë zgjidhur, ndërsa për vitin 2023 ishin regjistruar 573 padi shkurorëzimi, prej të cilave 482 janë zgjidhur.