Pas situatës së krijuar në Kakavijë ku u krijuan rradhë të gjata kilometrike me automjete të cilat prisnin në radhë për shkak të numrit të ulët të sporteleve nga ana greke, kjo e fundit ka nisur procedura e kalimit të përshpejtuar.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se përmes Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Athinë dhe Ambasadës së Greqisë në Tiranë është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet greke, për zgjidhjen sa më të shpejtë të situatës.
“Pas kërkesës së palës shqiptare ndaj Ministrisë së Brendshme të Greqisë në pjesën greke nisi procedura e kalimit të përshpejtuar, një procedurë teknike që ka çuar në lehtësimin e lëvizjes. Ndërkohë autoritetet greke kanë marrë përsipër edhe shtimin e numrit të sporteleve”, njoftoi Ministria e Jashtme.
Ndërkohë autoritetet greke kanë marrë përsipër edhe shtimin e numrit të sporteleve.
Në pikën doganore ka mbërritur edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë për qarkut për palën greke.
Aktualisht, situata është normalizuar./Gazeta Express/