“Radarët fikeshin për 15 mijë euro”/ Alibeaj: Shikoni si e mohonin ministrat e Ramës - Gazeta Express
string(80) "radaret-fikeshin-per-15-mije-euro-alibeaj-shikoni-si-e-mohonin-ministrat-e-rames"

Shqiperi

Gazeta Express

05/07/2021 22:35

“Radarët fikeshin për 15 mijë euro”/ Alibeaj: Shikoni si e mohonin ministrat e Ramës

Shqiperi

Gazeta Express

05/07/2021 22:35

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka publikuar një video me deklarata të ish-ministrave të Ramës që mohojnë kategorikisht se mund të fiken radarët në mënyrë që të lejohet kalimi i gomoneve apo avionëve me drogë.

Nisur nga dëshmia e një te penduari në operacionin “Shpirti” që deklaronte se policët i fiknin radararët të kalonte gomonia, Alibeaj thotë se kur radarët e një shteti anëtar të NATO-s fiken në shërbim të trafikut të drogës, do të thotë se shteti është vendosur në shërbim të krimit.

Në dosjen e operacionit “Shpirti” janë përfshirë prokurorë, policë dhe dy shoqëruesit e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Një prej dëshmitarëve ka rrëfyer se Ilirjan Duçellari që thirrej ndryshe “Lani” ishte drejtuesi i këtij rrjeti dhe personi që sigurohej që droga të kalonte e sigurt përtej kufirit.

Lexo Edhe:

Garancia nga toka dhe deti, sipas të penduarit, kishte një “faturë” prej 30 mijë eurosh për çdo ngarkesë.
Ai ka deklaruar se Duçellari kishte garancinë e zv.Drejtorit të Policisë së Vlorës Ilirjan Balla, si dhe Drejtorit të Kufirit Festim Lelaj. Për të fikur radarët, sipas tij, paguhej 15 mijë euro.