Prostituta gjendet gjysmë e djegur dhe e vdekur në parkun francez - kishte tatuazh portretin e një shqiptari - Gazeta Express
string(106) "prostituta-gjendet-gjysme-e-djegur-dhe-e-vdekur-ne-parkun-francez-kishte-tatuazh-portretin-e-nje-shqiptari"

Prostituta gjendet gjysmë e djegur dhe e vdekur në parkun francez – kishte tatuazh portretin e një shqiptari

Gazeta Express

27/12/2019 20:32

Mediat franceze raportojnë se një prostitute 37-vjeçare është gjetur e vdekur ditën e Krishtlindjes në parkun e Mougins.

Raportohet se trupi i gruas ishte pjesërisht i djegur dhe i zhveshur, duke shtuar se kufoma i përkiste një prostitute nga Evropa Lindore.

Lexo Edhe:

Sipas mediave franceze, pas këqyrjes së trupit të kufomës prokurorja e çështjes Fabienne Atzori tha se kishin zbuluar identitetin e saj. Gruaja kishte lindur në vitin 1982 dhe jetonte në rajonin e Grassës.

Një tjetër detaj që ekspertiza mjeko-ligjore kishte zbuluar në trupin e viktimës ishte emri i një mashkulli shqiptar, që e reja e kishte bërë tatuazh në krahun e tij.