Prokurora i kthehet punës nga e hëna, por nuk do të bashkëpunojë me qeverinë - Gazeta Express
string(75) "prokurora-i-kthehet-punes-nga-e-hena-por-nuk-do-te-bashkepunoje-me-qeverine"

Prokurora i kthehet punës nga e hëna, por nuk do të bashkëpunojë me qeverinë

Gazeta Express

02/12/2022 22:26

Pas aktvendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, e cila ka caktuar masë sigurie ndaj vendimit të Qeverisë për uljen e pagave të prokurorëve dhe gjyqtarëve, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka marrë vendim që t’i kthehet punës me kapacitete të plota.

“Nga dita e hënë, 5 dhjetor 2022, të gjitha prokuroritë e Republikës së Kosovës do të rifillojnë punën me kapacitete të plota”, thuhet në njoftimin e KPK-së.

Lexo Edhe:

Megjithatë, pezullimi i bashkëpunimit me Qeverinë e Kosovës, do të vazhdojë.

“Pezullimi i bashkëpunimit për iniciativat e përbashkëta në mes të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës do të vazhdojë deri në një vendim tjetër, ndërsa KPK dhe prokuroritë do të marrin pjesë në komisionet dhe grupet tjera ku pjesëmarrja përcaktohet me legjislacionin në fuqi”, thuhet tutje.

KPK i ka bërë thirrje qeverisë edhe një herë që ta shfuqizojë vendimin për uljen e pagave në sistemin e drejtësisë.

“Ky vendim i KPK-së vjen pas Aktvendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës e cila ka aprovuar propozimin për caktimin e masës së sigurisë lidhur me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për uljen e pagave të prokurorëve. Edhe me këtë rast, Këshilli Prokurorial i Kosovës i bënë thirrje Qeverisë të Republikës së Kosovës që të bëjë shfuqizimin e vendimit të saj Nr.03/109, të datës 23 nëntor 2022, për zvogëlimin e pagave të prokurorëve”, thuhet në fund. /GazetaExpress

​​