Prodekani tregon detaje të reja në Frontal për sulmin ndaj Profesoreshës Latifi-Pupovci - Gazeta Express
string(87) "prodekani-tregon-detaje-te-reja-ne-frontal-per-sulmin-ndaj-profesoreshes-latifi-pupovci"

Lajme

Gazeta Express

11/05/2022 17:48

Prodekani tregon detaje të reja në Frontal për sulmin ndaj Profesoreshës Latifi-Pupovci

Lajme

Gazeta Express

11/05/2022 17:48

Prodekani i Fakultetit të Mjekësisë, Valon Krasniqi, ka folur për rastin e sulmit ndaj profesoreshës Hatixhe Latifi-Pupovci, e cila dyshohet se u sulmua nga një prind i një studenti.

Krasniqi tha se sulmi ndodhi në zyrën e saj, derisa shton se sulmi më pas vazhdoi në korridor duke u shtyrë, ku edhe është rrëzuar profesoresha. Megjithatë, ai tha se Latifi-Pupovci është në gjendje stabile në spital ku edhe po merr trajnimin.

Lexo Edhe:

“Krejt informatat i kemi nga ata që kanë qenë prezentë në momentin kur është sulmuar, pra brenda katedrës. Sipas informatave, problemi ka filluar me zyre dhe ka vazhduar në korridor.  Profesoresha tha që ndihet mirë dhe sipas ekzaminimit që i është bërë s’ka pasë lëndim serioz. Ajo është në gjendje stabile dhe jo shumë shqetësuese duke pasë parasysh atë që ka mundur të ndodhë”.

Krasniqi, në Frontal në T7, zbuloi se si studenti, prindi i të cilit dyshohet se ka sulmuar profesoreshën, ka qenë i pakënaqur me vlerësimin e testit nga Latifi-Pupovci edhe në të kaluarën, për çka edhe është mbledhur komisioni, i cili, sipas Krasniqit, ka vërtetuar se nuk ka gabim në test dhe ka hedhur poshtë pretendimet e studentit.

Megjithatë, po i njëjti student ka vazhduar ankesën e tij për vlerësim edhe pas sulmit ndaj profesoreshës.

“Ne para disa orëve kemi pranuar një kërkesë të sërishme nga i njëjti student. Do të mblidhemi nesër djhe do të flasim edhe për kërkesën e tij”.

Prodekani thotë se në vazhdimësi prind të studentëve kanë kërkesa, ndonjëherë edhe të pabaza, për studimet e fëmijëve të tyre, por shton se një i tillë me sulm fizik iu ka ndodhur për herë të parë në degën e fakultetit.

“S’kemi pasë raste të tilla, kur prindi i një studenti e sulmon pedagogen. Kemi në vazhdimësi kërkesa nga prindërit sikur janë ende fëmijë  studentët dhe jo persona të rritur. Ka raste kur ata bëjnë kërkesa të çuditshme dhe të pabaza, por kësi me sulm fizik s’kemi pasë”.

Ai njoftoi se Latifi-Pupovci do të jetë në pushim mjekësor për disa ditë.