PRIFEST hap thirrje për projekte filmike - Gazeta Express
string(40) "prifest-hap-thirrje-per-projekte-filmike"

PRIFEST hap thirrje për projekte filmike

Arte

Gazeta Express

26/04/2022 15:54

Sot PriFest ka hapur thirrjen e hapur për projekte filmike Best Pitch. Ky festival i filmit, i cili mbahet çdo vit, ka hapur garën e cila është një cikël trajnimesh zhvillimore dhe garë e projekteve filmike

Edicioni i 14-të i këtij festivali do të mbahet me datat 26-31 korrik 2022 dhe të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjitha projektet filmike të metrazhit të gjatë që janë në fazë zhvillimi dhe financimi e qe janë projekt i parë ose i dytë i një filmbërësi, në këtë rast regjisor ose producent.

Lexo Edhe:

Data e fundit për dorëzim të projekteve do të jetë  25 maj 2022.

Ajo çka përfitojnë pjesëmarrësit janë:

Mundësinë e pjesëmarrjes në trajnim me ekspertë prestigjioz Europian nga kompani dhe rrjete filmbërësish të njohura në Europë.

Mundësinë për seancë në zhvillim skenari, apo seancë kokë më kokë me eksperten e financave dhe koproduksionit me një përvojë shumë vjecare në këtë fushë.

Takim me distributorët dhe agjentët e shitjes së filmit nga kompanitë më të rëndësishme në Europë në Prishtina Rendezvous!

Një nga çmimet që do të ndahen në Best Pitch, garë e vlerësuar nga Juria Ndërkombëtare

Linku për aplikim:

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfvvS_-NfrK54afrhvU4sZ8rT2LG_dutc6iGTXU6SFtq7GVQQ/viewform

/Gazeta Express