Pozicionet e Bislimit dhe Petkoviqit para takimit në Bruksel - Asociacioni, çështja kryesore - Gazeta Express
string(89) "pozicionet-e-bislimit-dhe-petkoviqit-para-takimit-ne-bruksel-asociacioni-ceshtja-kryesore"

Lajme

Gazeta Express

14/11/2023 17:47

Pozicionet e Bislimit dhe Petkoviqit para takimit në Bruksel – Asociacioni, çështja kryesore

Lajme

Gazeta Express

14/11/2023 17:47

Kryenegociatorët takohen pasnesër. Në Bruksel do të diskutojnë kryesisht për Asociacionin. Besnik Bislimi thotë se “nuk ka më kompromise në negocim”, derisa Petar Petkoviq është bërë gati për të diskutuar mbi tekstin e draft-stautit të propozuar nga ndërkombëtarët, dhe për këtë tha se do ta marrë me vete një “ekip ekspertësh”.

Gazeta Express

Lexo Edhe:

Kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq të enjten shkojnë në Bruksel për takimin e radhës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Bashkimi Europian duket se i ka bërë përgatitjet për këtë takim që vlerësohet si shumë i rëndësishëm, pas gatishmërisë së shprehur nga kryeministri Albin Kurti më 26 tetor në Bruksel për ta nënshkruar themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sipas draft-statutit të propozuar nga ndërkombëtarët.

Emisari i Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak, i cili do ta ndërmjetësojë takimin e kryenegociatorëve, javën e kaluar ishte për dy ditë në Prishtinë. U takua me Bislimin dhe liderët e partive opozitare për të diskutuar për tashmë çështjen kryesore në dialog: draft-statutin e Asociacionit. Ai sot po qëndron në Beograd, ku e ka takuar edhe Petkoviqin.

Lajçak shkroi se shkoi në Serbi “për t’u përgatitur për takimin e kryenegociatorëve”. Ai, përveç Petkoviqit, e takoi edhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Me ta tha se diskutoi për “rrugën përpara në dialog dhe hapat e mëtejshëm të nevojshëm për zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit”.

Diplomati europian para një jave nga Prishtina tha se me Bislimin foli për nevojën e zbatimin të Marrëveshjes. “Ne u pajtuam edhe për hapat e ardhshëm”, shkroi Lajçak. Bislimi tha se ishin pajtuar vetëm për datën e takimit me Petkoviqin.

Pozicionet e Bislimit dhe Petkoviqit para takimit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi tha para një jave se procesi i dialogut në Bruksel është në fazën e zbatimit të marrëveshjeve dhe se “nuk ka më kompromise në negocim”.

“Ne nuk jemi më në fazën e negocimit në Bruksel. Ne jemi në fazën e zbatimit të marrëveshjeve. Nuk ka më kompromise në negocim. Kompromiset kanë përfunduar. Jemi në fazën e zbatimit të marrëveshjeve, ku Kosova insiston që marrëveshjet të zbatohen pa vonesa dhe pa parakushte”, ka thënë Bislimi në një konferencë për media.

Ndërsa kryenegociatori serb, Petar Petkoviq, tha sot pas takimit me Lajçakun se në Bruksel do të diskutojnë për “tekstin e draft-stautit të Asociacionit”, të cilin e quajti hap të parë drejt formimit të kësaj bashkësie komunash.

“Pala jonë po shkon shumë mirë e përgatitur dhe me një ekip të veçantë ekspertësh ku do të diskutojmë tekstin e draft-statutit të Asociacionit, që është hapi i parë konkret drejt formimit të Asociacionit”, tha Petkoviq në një konferencë për media.

Precesi ka ngecur te nënshkrimi, sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të cilit ndërkombëtarët tash i kërkojnë që të lëvizë urgjentisht për ta bërë Asociacionin. Këtë çështje ndërkombëtarët do të përpiqen ta shtyjnë përpara edhe të enjten në Bruksel. Lajçak kishte paralajmëruar se do të sqarohen pyetjet dhe komentet e palëve për propozimin ndërkombëtar për Asociacionin.