Përvjetori, flet snajperisti amerikan që u rreshtua krah Katanës - Gazeta Express
string(63) "pervjetori-flet-snajperisti-amerikan-qe-u-rreshtua-krah-katanes"

Gazeta Express

12/04/2020 20:59

Përvjetori, flet snajperisti amerikan që u rreshtua krah Katanës

Gazeta Express

12/04/2020 20:59

Mike Spath thotë se dashurinë që kishte për Agim Ramadanin, vazhdon ta ruajë për shqiptarët e tjerë.


Pamjet e vuajtjeve të popullit të Kosovës e kishin prekur shumë.

Serbët pamëshirshëm kishin prekur në çdo vend, duke vrarë edhe gra e fëmijë.

E në gjithë atë situatë, snajperisti gjerman Mike Spath, vendosi të marrë rrugë drejt Kosovës.

Lexo Edhe:

‘’Duke e parë luftën në Bosnje e Kroaci, e më pas edhe në Kosovë, bota qëndroi shumë indiferente dhe unë nuk mund të rrija duarkryq. Disi duhej parandaluar ,s`mund të qëndroja indiferent ndaj masakrave të njerëzve të pafajshëm’’

I trajnuar në SHBA, Spath do të bëhej snajperist në brigadën e Agim Ramadanit.

Ai ende kujton kohën kur luftonte përkrah eprorit të tij, i njohur si Katana.

‘’Ai ishte shume i qetë, ka bërë cdo plan shume me kujdes, ai ka pritur të mos rezikojë pa e pa të arsyeshme e këtë ai e bëntë vetëm për ti kursyer jetërat e njerëzve tonë. Ccdo gjë që ai ka bërë ka qenë thjeshtë , e pabesueshme!’’

E 21 vjet pas rënies së Agim Ramadanit, ai që konsiderohej si një nga njerëzit më të rendësishëm të brigadës dhe si syri i shumë ushtarëve, thotë se ndjen dhimbje ccdo përvjetor, por më e madhe është ndjenja e krenarisë.

E kontributin e snajperistit gjerman e njohin në Kosovë, për ccka thotë se shpesh i shprehin edhe falënderimet ndaj.

E mirënjohja ka bërë që ai të ndjehet në Kosovë, si në shtëpinë e tij.
Snapjeristi, dashurinë e respektin që pati për heroin Agim Ramdanin, tani vazhdon të ketë për qytetarët e Kosovës.

Madje, që nga Janari, zyrtarisht ka arritur të bëhet shtetas rezident i Kosovës.

 ‘’E dua Kosoven , i dua njerzit këtu, është një shtet i mirë, ka komandant te mire. Agim Ramadani, une muj me thene qe e njoh, une kurre skisha mujte me ja kthy shpinen, kurre.

‘’Unë këtë vit kam mar nënshtetësinë, ne Janar, I kam te gejitha letrat tani.  Ishte dita më e lumtur e jetës time’’

Mike Spath, po vazhdon të jetojë në Kosovë.

E vendbanimin e gjitha gjërat tjera Spath thotë se ka arritur t`i siguroj me forcat e tij.

‘’Kam apartamentin tim, gjithçka e kam bërë vet, s’do kërkoja favore të tilla, apo diçka e tillë. I kam të drejtat e njëjta si të gjithë te tjerët, kam filluar nje kompani timen, po tani koha e Pandemise, i kanë ndale te gjitha.. ‘’

Pavarësisht se familjen e ka në Gjermani e SHBA, ish snajperisti thotë se e ka të vështirë ta lë Kosovën, dhe gjithë raportet që ka krijuar me njerëzit këtu dhe me vendin ku ka luftuar.