Përmbaruesi bllokon llogaritë: 2700 punëtorë të Telekomit dhe Postës mbesin pa rroga - paralajmërojnë protestë - Gazeta Express
string(107) "permbaruesi-bllokon-llogarite-2700-punetore-te-telekomit-dhe-postes-mbesin-pa-rroga-paralajmerojne-proteste"

Përmbaruesi bllokon llogaritë: 2700 punëtorë të Telekomit dhe Postës mbesin pa rroga – paralajmërojnë protestë

Lajme

Gazeta Express

29/03/2024 14:30

Sindikata e Postës dhe Telekomunikacionit ka paralajmëruar protestë për të martën, pasi që punëtorët kanë mbetur pa paga meqë nga 29 shkurti, Telekomit të Kosovës i janë bllokuar llogaritë bankare. Nga kjo sindikatë nuk i kanë përjashtuar as grevat nëse nuk u realizohen kërkesat, raprton Express.

Në njoftimin e sindikatës thuhet se mbi 1 mijë e 700 punëtorëve të Telekomit dhe mbi 1 mijë punëtorëve të Postës po ju mohohet paga mujore, me të cilat mbajnë familjet.

Lexo Edhe:

Protesta do të mbahet nga ora 11:00 deri 12:00, para objekteve qendrore të Telekomit te Kosovës në gjithë territorin e Kosovës.

“Siç jeni ne dijeni nga datën 29.02.2024, Telekomit të Kosovës i janë bllokuar llogarit bankare për tu ju zhvatur miliona euro ashtu siç i janë zhvatur edhe ne te kaluarën. FSP-PTK ju ka bërë të qartë te gjitha institucioneve shtetërorë edhe me herët por edhe sot se përgjegjësia për një tentim shkatërrim e degradim te Telekomit te Kosovës është  komplet e tyre duke mos ndërmarr hapa për ndalimin e kësaj gjendje.

FSP-PTK ketë gjendje e cilëson ALARM I KUQ, sepse në çdo moment janë kah rrezikohen edhe  mbi 1700 punëtor te Telekomit te Kosovës dhe mbi 1000 punëtor te Postes se Kosovës te cilëve po ju mohohet edhe paga mujore për te cilën punojnë dhe me te cilat mbajnë familjet e tyre. Pagat janë te garantuara me Kushtetutën e Republikës se Kosovës, ndërsa punëtoreve po ju cenohen nga vendimet arbitrare te individëve te korruptuar ne bashkëpunim me krimin e organizuar”, thuhet në e-mailin që u është dërguar punëtorëve të Telekomit.