Pedofilia nuk figuron vepër penale në Kodin Penal të Kosovës - Gazeta Express
string(60) "pedofilia-nuk-figuron-veper-penale-ne-kodin-penal-te-kosoves"

Pedofilia nuk figuron vepër penale në Kodin Penal të Kosovës

Gazeta Express

28/04/2022 22:31

Gazetare: Ardita Rashiti

Kërkohet që institucionet në Kosovë të marrin masa për t’i identifikuar personat e dënuar kundër integritetit seksual.

Lexo Edhe:

Rasti në Prizren, ishte dëshmia e fundit se vepra e pedofilisë ekziston në vend.

Pedofilia është një çrregullim psikoseksual, i karakterizuar nga interesi seksual për fëmijët ose përpjekjet për t’u përfshirë në akte seksuale me fëmijë para pubertetit.

Mirëpo, ky term sado prezent, nuk figuron në kodin penal të Republikës së Kosovës si vepër e dënueshme.

Madje në rastin e të dyshuarit F.K nga Prizreni, i cili u arrestua këtë të enjte, do të hetohet për veprën penale “ofrim i materialit pornografik personave nën moshën 16 vjet”.

Por, a do të evidentoheshin më lehtë këto raste nëse iu referohen si pedofili?

Sipas Zeqirit, duhet punuar për t’i evituar rastet e pedofilisë nëpër institucione arsimore.

Duke mos iu referuar kësaj vepre penale si pedofili, sipas avokatit Skënder Musa, ndikon në mungesë të informimit të qytetarëve.

Musa thotë që Kodi Penal mund të përfshijë pedofilinë si vepër të veçantë penale.

Ndryshe, në Kodin e Vjetër penal të Kosovës pedofilia ishte paraparë si vepër penale dhe në Polici ishin raportuar raste të dyshuara për këtë vepër.