OShP flet për tenderin për insulinat, sot shqyrtohet shkarkimi i anëtares së Bordit - Gazeta Express
string(82) "oshp-flet-per-tenderin-per-insulinat-sot-shqyrtohet-shkarkimi-i-anetares-se-bordit"

Lajme

Gazeta Express

17/05/2023 10:31

OShP flet për tenderin për insulinat, sot shqyrtohet shkarkimi i anëtares së Bordit

Lajme

Gazeta Express

17/05/2023 10:31

Tenderi për insulinat i kritikuar nga kryeministri Albin Kurti, sipas Organit Shqyrtues të Prokurimit (OShP) është vendim i atakuar nga vet Ministria e Shëndetësisë, pasi sipas këtij organi i njëjti është vërtetuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës dhe nga Gjykata e Apelit e Kosovës.

Kështu sipas OShP-së, vendimi për insulinat, në rastin konkret i ka tiparet e një akti të plotfuqishëm si rezultat i juridiksionit gjyqësor, kurse efektet juridike të tij kanë efekt detyrues, jo për shkak të OSHP, por për shkak të legjislacionit në fuqi.

Lexo Edhe:

Nga OSHP thonë po ashtu se vazhdimisht, deri më tani, ky Bord ka ruajtur dhe do ta ruajë pavarësinë e plotë në ushtrimin e funksioneve parësore të tij.

Pas kritikave të kryeministrit Albin Kurti dhe kërkesës së tij për shkarkimin e anëtares së Bordit të OShP-së, Kimete Gashi, në një përgjigje për KosovaPress nga OShP-ja kanë thënë se Qeveria e Kosovës, sikurse që ka të drejtë ta iniciojë procedurën e emërimit të anëtareve të Bordit të OSHP, ka të drejtë ta iniciojë po ashtu edhe procedurën e shkarkimit.

Sipas tyre, kjo është çështje e cila i takon pikëpamjeve, gjykimeve dhe fushëveprimit të saj si ekzekutiv.

Përkitazi me këtë, sot në Komisionin parlamentar për Buxhet do të shqyrtohet vendimi i Qeverisë së Kosovës për shkarkimin e Kimete Gashi, anëtare e Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit.

OShP jep më tej sqarime për KosovaPress lidhur me tenderin për insulina.

“OSHP apriori nuk i komenton deklaratat e Kryeministrit, sepse natyrisht ato i referohen mendimit të Tij. Mirëpo në këtë kontekst, OSHP e ndjen si një detyrim etik dhe profesional që për hire të opinionit ta shpjegoj ketë rast një fakt parimor. Ju kujtojmë se çdo akt përfundimtar i organeve të administratës shtetërore, i nënshtrohet direkt kontrollit gjyqësor mbi ligjshmërinë e tyre. Vendimi për Insulinat është atakuar nga vet Ministria e Shëndetësisë, kurse është vërtetuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës dhe nga Gjykata e Apelit e Kosovës (gjithsej 6 vendime nga gjykatat) do të thotë se vendimi në rastin konkret i ka tiparet e një akti të plotfuqishëm si rezultat i juridiksionit gjyqësor, kurse efektet juridike të tij kanë efekt detyrues, jo për shkak të OSHP, por për shkak të legjislacionit në fuqi”, thuhet në përgjigjen e OShP-së.

OShP-ja konsideron po ashtu se nuk ka nevojë të komentojë as vendimet e Qeverisë, as iniciativat apo iniciativën e ndonjë organizate joqeveritare sa i përket inicimit për shkarkimin e anëtares së Bordit, Kimete Gashi.

“Qeveria e Kosovës, sikurse që ka të drejtë ta inicioj procedurën e emërimit të anëtareve të Bordit të OSHP, ka të drejtë ta inicioj po ashtu edhe procedurën e shkarkimit. Kjo është çështje e cila i takon pikëpamjeve, gjykimeve dhe fushëveprimit të sajë si ekzekutiv, kurse OSHP konsideron se nuk ka nevojë ti komentoj as vendimet e Qeverisë, as iniciativat apo iniciativën e ndonjë organizate jo qeveritare. Në fakt, kontrolli për ligjshmërinë e punës, të veprimeve dhe vendimeve të këtij Organi, bije nën juridiksionin e drejtë për drejtë të organeve gjyqësore, të cilat deri më tani kanë vërtetuar pjesën dërmuese të vendimeve të këtij Institucioni. Përderisa, procesi i raportimit për rezultatet lidhur me arritjen e qëllimeve dhe/ose misionit të OSHP, natyrisht i takon Parlamentit të Kosovës. Dhe në secilin rast, nga cili do autoritet i cituar si më sipër, OSHP i respekton vendimet, vërejtjet dhe udhëzimet lidhur me ushtrimin e kompetencave të saja. Megjithatë, krahas fakteve dhe rrethanave të shpjeguara shkurtimisht si më sipër, duhet theksuar se ky Bord, në ketë përbërje, pothuajse që nga data e emërimit të tij vazhdimisht është përballur me një vëllim të konsiderueshëm të obligimeve, posaçërisht në procesin e vendimmarrjes. Por vazhdimisht, deri më tani, ky Bord ka ruajtur dhe do ta ruaj pavarësinë e plotë në ushtrimin e funksioneve parësore të tij”, thuhet në përgjigjen e OShP-së.

Në mbledhjen e fundit të qeverisë, të mërkurën e kaluar, Qeveria ka propozuar shkarkimin e anëtares së Bordit të OSHP-së, Kimete Gashi, për shkak se si kryetare e Panelit për rastin e një tenderi të insulinave, votoi për kontraktimin e tyre pa garancitë e kompanisë për cilësinë e barit.

Menjëherë pas kësaj mbledhjeje, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka theksuar se institucioni që ai e drejton ndodhet nën presion për nënshkrimin e jashtëligjshëm të këtij tenderi.

Kurse, nga Shoqëria Civile kishin deklaruar se nuk duhet iniciuar shkarkimi vetëm i Kimete Gashi, por edhe i anëtarëve të tjerë që votuan për këtë vendim

Anëtarja e Bordit të OShP-së, Kimete Gashi, që në vitin e kaluar është rekomanduar për këtë pozitë nga Qeveria Kurti, rrezikon që të shkarkohet me propozim të po kësaj qeverie.

Shkarkimi i Gashit mund të bëhet nga Kuvendi i Kosovës pas procedimit të vendimit nga Komisioni për Buxhet, që sot e ka në rend dite për shqyrtim. /kp