“O sa mirë me qenë shqiptar” – kështu e pret Edi Rama kryeministrin Hoti me kabinet - Gazeta Express
string(79) "o-sa-mire-me-qene-shqiptar-keshtu-e-pret-edi-rama-kryeministrin-hoti-me-kabinet"

“O sa mirë me qenë shqiptar” – kështu e pret Edi Rama kryeministrin Hoti me kabinet

Gazeta Express

02/10/2020 10:52

Qeveria e Kosovës tashmë ka arritur në Tiranë, e ministrat e Hotit po shkruajnë për përshtypjet atje.

Kryeministri Avdullah Hoti është nisur bashkë me kabinetin e tij për takimin me qeverinë e Shqipërisë, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa, tregon se në Tiranë u priten me flamuj të shumtë të Kosovës dhe të Shqipërisë.

“Tirana sot e mbushur me flamurë ?? dhe ??. O’ sa mirë me qenë shqiptar!”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Hoti ka publikuar një fotografi në profilin e tij zyrtar ku shihet bashkë me ministrat e LDK-së teksa udhëtonte me autobus drejt Shqipërisë për mbledhjen e dy qeverive.

“Bashkë me kabinetin rrugës për Shqipëri. Për pak takohemi me kolegët tanë nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. #Bashkë”, ka shkruar Hoti.

Mbledhja e dy qeverive pritet të fillojë në orën 12 e 45. /Express/