Myslimanët ankohen se policia austriake u bëri pyetje nënçmuese gjatë bastisjeve pas sulmit terrorist - Gazeta Express
string(101) "myslimanet-ankohen-se-policia-austriake-u-beri-pyetje-nencmuese-gjate-bastisjeve-pas-sulmit-terrorist"

Myslimanët ankohen se policia austriake u bëri pyetje nënçmuese gjatë bastisjeve pas sulmit terrorist

Gazeta Express

17/11/2020 10:54

Policia austriake u vu në zjarr për sulmet e fundit terroriste që ndodhën në Austri, në të cilën ata bënë një seri pyetjesh ofenduese dhe i trajtuan fëmijët me një qasje të dobët, sipas një organizate joqeveritare (OJQ), NGO.

Rreth 60 shtëpi, përfshirë ato të aktivistëve dhe akademikëve, u bastisën nga policia austriake si pjesë e një operacioni kundër terrorizmit më 9 nëntor.

Lexo Edhe:

Personat e ndaluar si pjesë e operacionit u trajtuan si terroristë, sipas Platformës së Solidaritetit të Palestinës në Austri (Palästina Solidarität Österreich ).

Policia bastisi shtëpitë e myslimanëve në orën 5 të mëngjesit, dhe i detyroi banorët, përfshirë fëmijët e vegjël që të dalin nga shtëpitë e tyre dhe as nuk i lejuan të marrin palltot ose xhaketat e tyre edhe pse koha ishte jashtëzakonisht e ftohtë, tha OJQ në një deklaratë.

Gjithashtu policët i ‘u bënin pyetje edhe fëmijëve, për shembull, ata i pyetën fëmijët se ku baballarët e tyre i fshehin parat, nëse banorët shkojnë në xhami dhe sa shpesh kryejnë rituale fetare në shtëpi, dhe a kanë raporte të mira me jomyslimanët në Austri, duke pretenduar se po përpiqeshin të përcaktonin nëse të dyshuarit ishin radikalë apo jo.

Sipas Agjencisë Anadolu (AA), zyrtarët u bënë individëve të ndaluar rreth 70 pyetje, shkruan DailySabah, transmeton Express.

Përktheu: Njomza Arifi