Ministri serb: Asociacioni s’duhet të jetë një organizatë ku serbët pinë kafe - Gazeta Express
string(75) "ministri-serb-asociacioni-sduhet-te-jete-nje-organizate-ku-serbet-pine-kafe"

Ministri serb: Asociacioni s’duhet të jetë një organizatë ku serbët pinë kafe

Lajme

Gazeta Express

15/12/2022 12:58

Ministri i Mbrojtjes në Serbi, Millosh Vuçeviq ka komentuar zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

Vuçeviq ka thënë se Asociacioni i Komunave Serbe, nuk duhet të jetë një organizatë joqeveritare ku serbët mblidhen për të pirë kafe, por për t’i mbrojtur ata institucionalisht dhe legjislativisht.

Lexo Edhe:

“Presioni ndaj Serbisë po rritet dita ditës. Këtë e bëjnë në mënyrë strategjike dhe të vazhdueshme, duke iu thënë serbëve se nuk ka kush t’i mbrojë. Të shqetësuar për barrikadat? Pse nuk jeni të shqetësuar për Marrëveshjen e Brukselit”, ka pyetur ministri serb ndërkombëtarët, përcjell Insajderi.

Ai ka theksuar se Serbia ka zgjidhje për të gjitha situatat dhe kërkon nga serbët në Kosovë të shmangin çdo konflikt.