Mërgim Mavraj nuk shkon në Bundesligë, largohet nga Greuther Furth - Gazeta Express
string(65) "mergim-mavraj-nuk-shkon-ne-bundeslige-largohet-nga-greuther-furth"

Futboll

Gazeta Express

30/05/2021 20:19

Mërgim Mavraj nuk shkon në Bundesligë, largohet nga Greuther Furth

Futboll

Gazeta Express

30/05/2021 20:19

Mbrojtësi shqiptar, Mërgim Mavraj nuk do të luajë sezonin tjetër në Bundesligë. Ekip i tij Greuther Furth doli nënkampion i Bundesligës ll dhe do të vijojë sezonin tjetër në elitë, por pa Mavrajn.

Palët kanë ndarë rrugët dhe janë pajtuar për një mosrinovim kontrate. Mavraj i cili këtë 9 qershor mbush 35 vjeç do të shohë një aventurë të re. Me kombëtaren ish-kapiteni e mbylli më 23 gusht të 2020.

Lexo Edhe:

Këtë Greuther Furth e ka bërë të ditur me anë të një komunikate që e ka postuar në ueb-faqen e tyre zyrtare.

“SPVGG GREUTHER FÜRTH ka vendosur që të mos ia zgjat kontratën Mergim Mavrajt, e cila skadon në fund të këtij sezonit. Të dy palët kanë rënë dakord për të”, thuhet në fillim të kësaj komunikate.

“Mërgimi është ngritur me ne dy herë në Bundesligë dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e ekipit tonë, sidomos në dy vitet e fundit. Do të doja ta falënderoja shumë për gjithçka që ai i ka dhënë klubit tonë”, ka thënë drejtori sportiv, Rachid Azzouzi.

“Mendoj se kam pasur disa vite të suksesshme me këtë skuadër dhe unë i jam mirënjohës asaj. I uroj klubit dhe ekipit gjithë të mirat në të ardhmen dhe jam shumë i lumtur që mund të them lamtumirë pas suksesit që patëm, duke kaluar në Bundesligë. Tani, po pres për ndonjë sfidë të re”, tha Mërgim Mavraj.

Mërgim Mavraj pati 157 ndeshje për Gruether Furth dhe ka luajtur rol kryesor në promovimin e kësaj skuadre në Bundesligë këtë sezon. /GazetaExpress/