McLaren angazhohet në luftën kundër Covid-19, nis prodhimin e ventilatorëve - Gazeta Express
string(74) "mclaren-angazhohet-ne-luften-kunder-covid-19-nis-prodhimin-e-ventilatoreve"

McLaren angazhohet në luftën kundër Covid-19, nis prodhimin e ventilatorëve

Gazeta Express

25/04/2020 13:45

Skuadra e Mclaren në Formula 1 ditët e fundit në qendrën e saj teknologjike në Woking filloi prodhimin e ventilatorëve për të ndihmuar sado pak në këtë situatë pandemie të Covid-19. Skuadra angleze, e cila në këtë periudhë të vitit ka qenë gjithmonë e impenjuar me garat e Formula 1, ndoqi shembullin e rivalëve të saj të Mercedesit, që ishin nismëtarët e kësaj sipërmarrjeje për prodhimin e ventilatorëve të aspirimit për pacientët e terapisë intensive me Covid-19.

Inxhinierët, projektuesit dhe menaxherët e skuadrës britanike po shfrytëzojnë teknologjitë që kanë patur në përdorim në makinat e formula 1 dhe baza është pothuajse e njëjtë me ato të makina të Formula 1. Në këtë nismë janë përfshirë të gjitha ndërmarrjet e Mclaren, përfshirë Mclaren Group, Mclare Racing, McLaren Automotive dhe McLaren Applied.

Lexo Edhe:

Për të gjithë ventilatorët që po prodhohen nga skuadra britanike sipas shefit të ndërtimit të makinës në Formula 1, Jonathan Brooks po ofrohen gjithashtu dhe karrocat mbështetëse të ventilatorëve ndërsa sipas Pierce Thynne, drejtorit të garave në Mclaren është një përvojë interesante të shikosh transformimin e ventilatorëve të makinave në ventilatorë për ndihmë në frymëmarrje.

Të gjithë ventilatorët që do të prodhohen nga skuadra britanike do t’i ofrohen spitaleve në mbarë vendin në luftën kundër Covid-19.