Likovë, 22 raste të reja me koronavirus - Gazeta Express
string(38) "likove-22-raste-te-reja-me-koronavirus"

Likovë, 22 raste të reja me koronavirus

Gazeta Express

11/06/2020 15:40

Qendra për shëndet publik Kumanovë, gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 24 raste të reja me të infektuar nga Kovid-19.

Drejtori i institucionit shëndetësor publik, dr. Arif Latifi, sot informoi se prej tyre 22 janë nga komuna e Likovës, ndërsa dy nga Kumanova.

Lexo Edhe:

“Në rajonin që e mbulon Qendra për shëndet publik Kumanovë, në këtë moment aktivë janë 179 raste, prej të cilave, një në komunën Nagoriçan i vjetër, 31 në Kumanovë, ndërsa 147 në Likovë”, deklaroi Arifi.

Sot janë bërë 25 testime përmes “Termini im” dhe teste kontrolluese.