Lewis Hamilton afër nënshkrimit të kontratës me Ferrarin - Gazeta Express
string(56) "lewis-hamilton-afer-nenshkrimit-te-kontrates-me-ferrarin"

Sporte tjera

Gazeta Express

01/02/2024 11:36

Lewis Hamilton afër nënshkrimit të kontratës me Ferrarin

Sporte tjera

Gazeta Express

01/02/2024 11:36

Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, Lewis Hamilton do ta vazhdojë karrierën e tij tek Ferrari.

Hamiltoni që është pilot i Mercedesit është afër marrëveshjes me Ferrarin, të cilin mund ta drejtojë nga viti 2025, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

39-vjeçari dëshiron të jetë në një ekip që mund t’i sigurojë atij një makinë konkurruese për të fituar titullin e tetë kampion para se të përfundojë karrierën.

Carlos Sainz do të largohet nga Ferrari në fund të sezonit, pasi negociatat për vazhdimin e bashkëpunimit dështuan.

Hamilton do të voziste Ferrarin së bashku me Charles Leclerc, i cili ka kontratë shumëvjeçare me skuderinë e famshme italiane. Ferrari për herë të fundit e fitoi titullin në vitin 2007.

Në vitet e mëparshme spekulohej se Hamiltoni mund të kalonte te Ferrari dhe në Mercedes thuhej se këto ishin vetëm thashetheme.

Vitin e kaluar, piloti britanik zgjati kontratën me Mercedesin deri në vitin 2025.

Në dy vjetët e fundit, Hamilton nuk ka arritur asnjë fitore të vetme në Formula 1, rekordi i të cilit është 103 fitore./Gazeta Express