Kryeministri Edi Rama ka dalë mbrëmjen e sotme në një deklaratë për mediat, në një kohë kur ka mbaruar procesi i numërimit në thuajse të gjithë vendin.
I pyetur nga gazetarët nëse do të bashkëpunojë me kryebashkiakët e rinj të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Rama është shprehur se është e pamundur për shkak të tyre, jo të tijin.
Më tej ai tha se është i hapur për bashkëpunim, nëse ata ofrohen.
“Më vjen keq që përsërisni gabim që e kam sqaruar sa herë jam pyetur. Baskëpunimi me ta është i pamundur, jo për shkakun tim, por për shkakun e tyre. Nëse do të ketë kryetarë bashkish që do të jenë proaktiv dhe duan të bashkëpunojnë me qeverinë për komunitetin, ne e kemi për detyrë dhe privilegj të bashkëpunojmë me të”, tha Rama./Gazeta Express
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...